Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)

Institucionet ligjzbatuese janë në gjurmët e të motrës Mimoza Vokshi dhe mbesës për pastrim parash nëpërmjet kompanisë së Mimozës "Deco 2000".  Shqiptarja.com disponon dokumentet ku vërtetohet se Mimoza Vokshi me divident (fitim) 627 milionë lekë të vjetra për 10 muajt e parë të vitit 2024.

Në dokument duket -Mimoza Vokshi është ortake e vetme e SH.P.K-së "Deco 2000" , me NIPT K91513025R dhe administratore ka të bijën e vet, Ajlin Sharku, që është e punësuar edhe tek ERE. Si ortake e vetme e kësaj SH.P.K-je, Mimoza Vokshi ka shpërndarë vetëm për këto 10 muaj të këtij viti 2024, në dy raste një divident me një shumë totale prej 627 milione lekë të vjetra.

Ndërkohe rezulton se:

1) Si zyrë qëndrore të SH.P.K-së, Deco 2000, deklaron adresën e shtëpisë ku banon (adresa e deklaruar tek vendimet për shpërndarjen e dividentit janë fiktive dhe i përkasin një SH.P.K-je tjetër)

2) Në tatime deklaron vetëm një punëmarrëse, të bijën e vet si administratore me pagë minimale.

3) Në tatime nuk ka deklaruar bilance, por vetëm deklaratë të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin që i korrespondon një biznesi të vogël me një xhiro vjetore jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra.

4) Qysh nga viti 2009, që është viti i hapjes së SH.P.K-së "Deco 2000" nuk ka deklaruar për asnjë vit dhe deri më sot bilance pranë QKB-së dhe nuk rezulton që të jetë gjobitur nga QKB për këtë kundravajtje administrative dhe nuk i është ndërprerë as shërbimi nga QKB.

E pashpjegueshme mbi veprimtarinë e motrës së Albana Vokshit, Mimoza Vokshi, se si mundet një SH.P.K vetëm me një punëmarrës (në këtë rast vajza e saj si administratore), me adresë zyre qëndrore shtëpinë ku banon, me adrësë fiktive të deklaruar tek vendimet e shpërndarjes së dividentëve dhe me një deklaratë të thjeshtuar mbi fitimin që i përket një biznesi të vogel jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra, të shpërndaj vetëm për 10 muaj të këtij viti, për veten e saj, në cilësinë e ortakes së vetme një divident 627 milionë lekë të vjetra?!

Gjithë këto pikëpyetje janë shkaku i vënies në lëvizje të autoriteteve përkatëse për të kuptuar se si një kompani si kjo e Mimoza Vokshit me objekt "Dhënie me qira pasuri të paluajtshme" dhe "Qendër Estetike", të arrij të shpërndaj për keto 10 muaj dividentin prej 627 milionë lekë të vjetra.   

(Kliko këtu për të lexuar ekstraktin e plotë të biznesit)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg