Cili ishte aktori me 'biografi të keqe'  
​ që vdiq për të shpëtuar një fëmijë

Cili ishte aktori me 'biografi të keqe'  <br />​ që vdiq për të shpëtuar një fëmijë
Këshilli Bashkiak i Tiranës shpalli “Simbol të Qytetit” aktorin Pandi Toçe, që vdiq duke shpëtuar një fëmijë.
 
Pandi Sotir Toçe ka lindur më 25 maj 1959, në fshatin Ziçisht të rrethit të Korçës. Pas shpërnguljes në Tiranë të familjes Toçe, ai kreu edukimin fillor dhe tetëvjeçarë pranë shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, ndërsa shkollën e mesme pranë gjimnazit “Petroni Luarasi”.
 
Më vonë përfundon Universitetin “Aleksandër Xhivani”, në degën Gjuhë-Letërsi. Teatri ishte  pasioni dhe dashuria e tij më e madhe, që e shoqëroj gjatë gjithë jetës.
 
Pas përfundimit të edukimit të shkollës së lartë, duke e cilësuar me “Biografi të keqe”, e çuan si mësues në rrethin e Peshkopisë, ku punoi për një kohë jo shumë të gjatë.
 
Atë e kërkon Tetari Profesional i Peshkopisë, ku u vlerësua maksimalisht në shumë premiera.
 
Me ardhjen e demokracisë ai fillon punë si përgjegjës i prapavijës në Teatrin Kombëtar të Tiranës.
 
Ditën e 12 gushtit në orët e para të mëngjesit, Pandi Toçe nuk hezitoi të vepronte për të shpëtuar nga mbytje një fëmijë 13 vjeçar, duke u hedhur në ujërat e liqenit artificial të Tiranës, mundi të shpëtojë fëmijën, por humbi jetën e tij që karakterizohej nga një dëshirë për ti ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

La pas dy fëmijë dhe gruan e tij, së bashku me kujtimin e një njeriu Simbol të humanizmit pa bujë, me mesazhin e dashurisë për jetën dhe punën. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve