Çiljeta Xhilaga dhe demokratët e zonës te Liqeni i Thatë i bashkohen Veliajt: Kur jam bërë unë dhe gjyshja ime 80 vjeç me PS, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer

 

Këngëtarja e njohur, Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës së lagjes 13 te Liqeni i Thatë në Tiranë i janë bashkuar Erion Veliajt, duke mbështetur atë për zgjedhjet e 14 majit.

Në një takim me banorët e zonës, Xhilaga tha se për kush i sheh investimet dhe zhvillimin e Tiranës duhet të votojë për interesin e familjes së tij, jo për bindjet politike.

“Kur jam kthyer unë e mbi të gjitha gjyshja ime që është 80 vjeç, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer,” tha ajo, teksa u shfaq në mbështetje të Veliajt.

Nga ana e tij Veliaj tha: “Unë dhe Çiljeta s’kemi qenë gjithmonë me të njëjtën forcë, por sot ajo si dhe kushdo tjetër, kërkon më të mirën për fëmijët dhe familjen e tij, për lagjen dhe qytetin e tij,”.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Lagjen 13: Investimi në Kopshtin Zoologjik i ka rritur vlerën pronës! Mandatin tjetër investojmë te Kopshti Botanik


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale