Çim Peka paralajmëron përplasje të egër këtë vjeshtë: Demokratët nuk kanë çfarë humbasin! Rama ka shkuar larg me Berishën dhe Metën

Çim Peka paralajmëron përplasje të egër këtë vjeshtë: Demokratët nuk kanë çfarë humbasin! Rama ka shkuar larg me Berishën dhe Metën

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Çim Peka, gazetari i familjes Berisha ka paralajmëruar se këtë vjeshtë do të ketë përplasje të ashpër fizike pasi pretendon se Edi Rama ka shkuar shumë larg me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sipas Pekës, kryeministri i cilëson si problem për qeverisjen e tij dhe nuk do të ikë nga pushteti duke lënë pas tij Berishën dhe Metën, të cilët kanë nisur bashkëpunimin dhe po paralajmërojnë protesta.

Teksa i referohet kallëzimeve në SPAK për Berishën dhe Metën, Peka pretendon se edhe në këtë ka gisht Edi Rama pasi i ka shkuar deri në familje, duke u sajuar lloj- lloj dosjesh. Ndaj shton se në një kohë kur LSI, e cila tashmë ka marrë emrin Partia e Lirisë, nuk e mbështet më Ramën, ky i fundit nuk do të lërë pushtetin në dorë të opozitës, që sipas Pekës është e pashitur.

Gazetari i familjes Berisha thotë se demokratët janë sulmuar në mënyrë të pandershme ndaj nuk kanë çfarë presin apo humbasin. Për këtë arsye përplasja thotë se është e paevitueshme sepse pretendon se është e shëndetshme për demokracinë.

“Ky shtator, tetor maksimumi, kjo vjeshtë, vendos fatet e 30 viteve demokraci! O kemi - o s’kemi më pluralizëm! Fatkeqësisht për vendin, por fatmirësisht për situatën ku ndodhemi, sepse mund të ishte edhe më keq, të vazhdojmë me këtë lojën me pluralizëm, kur këtu nuk kishte pluralizëm, sot palët janë vendosur kaq shumë kundër njëra-tjetrës, sa më duket i pamundur edhe pazari midis tyre, të paktën pa një përplasje. “Përplasja” mund të duket fjalë e rëndë por në kushtet ku jemi, ndërmjet pluralizmit dhe përplasjes, sigurisht që është ilaçi i hidhur po i domosdoshëm!

Edi Rama duke menduar se pasardhësi i tij kur t’i vinte koha, kur ai të bëhej gati për t’u ndarë me këtë jetë, do të ishte dikush i kapur prej tij, një trashëgimtar qoftë nga PD apo PS, një “Ramiz i vogël”, ka shkuar larg me ata që përfaqësojnë popullin e vërtetë të opozitës. Ka shkuar shumë larg me Sali Berishën, ka shkuar shumë larg me demokratët e pashitur! Sigurisht ka shumë larg edhe me Iliri Metën duke e menduar si problem për vazhdimin e tij në qeverisje.

Duam apo s’duam ne në këto 13-15 , LSI ka qenë përcaktuese nga anon pushteti dhe në këtë aspekt, Rama është në kushtet që e ka të pamundur - dhe deri diku e mirëkuptoj, po problem është i tij dhe jo yni -  e ka pamundur të ikë nga pushteti duke e lënë veten në dorë ose të Sali Berishës, ose të Ilir Metës, pra në dorë të dy partive të pashitura, pa qenë në pazar me të sepse krimet në plot kuptimin e fjalës që ky ka bërë ndaj vendit apo sulmet, dëmet, pabesitë që ka bërë dhe ndaj këtyre dy personave duke u shkuar deri në familje, duke u sajuar lloj- lloj dosjesh, janë të paamnistueshme dhe Rama e ka të pamundur ta lërë veten në dorë të Sali Berishës.

Në këtë aspekt, përplasja më duket …ndërkohë zoti Berisha dhe demokratët e pakapur prej tij nuk kanë çfarë presin dhe nuk kanë çfarë humbasin më e janë sulmuar në mënyrën më të pandershme dhe me të paimagjinueshme. Në këtë aspekt përplasja duket e paevitueshme, por e shëndetshme për demokracinë.

Më mirë një përplasje e fortë dhe demokracia vendoset në shina sesa një lojë pluralizëm, lojë partish dhe …këtu drejtojnë tre katër vetë dhe zoti Rama do të ishte i gatshëm të ikte kur ai të kishte një Ramiz të vogël kur të ishte i pamundur fizikisht”, tha Peka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 05/09/2022 13:23

    Cfarrrr eshte ky qim peka qe i jepet kaq hapsir?????????????? Ky eshte llumi i gazetaris ne shqiperi. Po te ishte keshtu si thot ky funderrin ushtari i zenit shqiperin e kishte mar Lumi. Nuk ka ngen njeri te merret me funderrinat e llojit sali qeni dhe I'm spiuni.

    Përgjigju
  • Hasi te ngul prasin: 05/09/2022 12:52

    Qim Peka nje koqekandari!

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 05/09/2022 12:07

    Qen Peka po lef fort se ka frik se do humbasi parajsën e tij si konja e familjes bastarde Berisha. Po çdo gjë ka kufi o Qen Peka koha e Salmut bastardit e Ilir floririt mbaroi o Qen Peka karalloi. Rroft USA sa malet tona që Shqiprin po e ndihmon e nuk po e le që qent e tipit Qen Peka ta shkatroin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë