Çim Peka ka reaguar i revoltuar me ata që bëjnë përgjegjës Sali Berishën, për humbjen më poshtëruese që opozita ka pësuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Me 6 mars i mundi Berisha, dje i mundi Arlind Qorri, në zgjedhjet e ardhshme do t’i mund edhe Lajla Përnaska! Dhe prapë dalin sot ca idiotër që i thonë vetes intelektual-e edhe pse me shumë shkrime kanë për Sigurimin e Shtetit se sa për mediat në demokraci.

I zvarriten Rames për një makine si zv kryetar kuvendi, Taulantit për udhëtime jashtë, zhduken logen e PD nga harta elektorale, dhe prape të pafytyrët dalin sot te flasin për gjithçka, përveç faktit qe këto vetëm zgjedhje nuk ishin.

Këta që u ndanë nga Berisha për SHBA, as sa raporti i ODIHR për zgjedhjet nuk flasin. Gabimi më i madh i ne gazetarëve të mbrëmjes është që ju kemi dhënë hapësirë “Idiotëve politikë” dhe i kemi servirur edhe si intelektualë kur në fakt ata u afruan vetëm si servil të Bashës për një vend te Kuvend”, shkruan ai.

“Cim Peka seriozisht, STOP”, i përgjigjet Evi Kokalari, për t’i kujtuar se dhe marrëzia ka kufi./TemA