Çimento, Kusari: Zgjodhëm
Greqinë në vend të Shqipërisë

Çimento, Kusari: Zgjodhëm <br />Greqinë në vend të Shqipërisë
PRISHTINE - Zv/kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, njëkohësisht ministre për Tregtinë dhe Industrinë, ka pranuar se vendimi për të rritur taksën e çimentos me Shqipërinë ka ardhur pas premtimit të kushtëzuar të Greqisë për të votuar në favor të një ndihme për Kosovën nga BERZH si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.

Pohimet konfidenciale të Kusari Lilës kanë ardhur gjatë pyetjes së saj në Komisionin parlamentar për Ekonominë. Ministrja prej kohësh është vënë në qendër të shumë kritikave për vendimin e saj dhe akuzohet se ka monopolizuar tregun e çimentos në Kosovë ndërsa dëmtimi më i madh shkon për ekonominë shqiptare nga ku ndërtuesit e tregtarët kosovarë importonin më shumë.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, ka akuzuar ministren se me këtë vendim ka favorizuar kompaninë greke Titan që është pronare e fabrikës së çimentos së Sharrcemit. Kjo e fundit sipas Zharkut nuk ka as kapacitetin për të mbuluar tregun.

Edhe deputeti i Vetëvendosje, Visari Ymeri, tha se Sharrcemi nuk duhej të ishte privilegjuar, aq më tepër që sipas tij është pronë e një kompanie që vjen nga një vend si Greqia që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Por ministrja Kusari Lila ka mbrojtur shtetin helen duke theksuar se Greqia ka qasje shumë pozitive ndaj Kosovës. Në fund të fundit, “ligji nuk njeh komb”, mësohet të jetë shprehur ajo në takim.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë tha se është e gatshme të hetohet në lidhje me vendimin për taksën prej 35 për qind për importuesit e çimentos. Sipas saj, vendimi kishte si qëllim të mbronte edhe 500 punëtorët e fabrikës së Sharrcemit.

“Nëse unë kam përfituar nga ky vendim, përgjigja është jo. Jam e hapur për çfarëdo hetimi, sepse vendimi ka të bëjë vetëm më ruajtjen e vendeve të punës”, tha ministrja Kusari.

Për këtë vendim, zv/kryeministrja është akuzuar edhe nga deputetët e partisë së saj, AKR, të cilët kanë kërkuar edhe shkarkimin e saj.

(im/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin