TIRANE - Informacionet për riaktivizim të predikimeve radikale në xhaminë e Unazës së Re dhe atë të Mëzesit kanë bërë që Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa dhe Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj.

A1 Report sjell disa foto nga takimi i zhvilluar dy ditë më parë pa praninë e medias, ku mësohet të jetë folur në lidhje me shkëmbimin e informacionit dhe parandalimit në kohë të aktiviteteve terroriste si dhe grupimeve të kamufluar nëpër xhamitë shqiptare.

Po ashtu gjatë takimit mes palëve, u diskutua edhe ruajtja e vlerave të ideologjisë së objekteve të kultit mysliman dhe më konkretisht ruajtja e xhamive nga grupimet e predikimeve radikale, referuar ekstremistëve islamikë të xhihadistëve.

cipa brucaj

Çështja e xhihadistëve që luftojnë në Siri dhe Irak është një nga problematikat e mëdha të policisë shqiptare si asaj ndërkombëtare, ku një numër i madh shqiptarësh të Kosovës dhe Shqipërisë, janë radhitur krah terroristëve islamikë në lindjen e mesme.

cipa brucaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)