/ATSH-DPA/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras po godet kundërshtarët brenda partisë së tij, SYRIZA para votimit parlamentar mbi një pakete të dytë reformash që u ra dakord, në këmbim të një ndihme ndërkombëtare.
Burimet qeveritare thanë se Cipras ka paralajmëruar ligjvënësit e SYRIZA-s ,gjatë një takimi të zhvilluar dje, që të mos fshihen pas sigurisë së firmës së tij.
Ai tha se deputetët që mbështetën një dalje nga eurozona së pari duhet t'i shpjegojnë popullit grek qëndrimin që mbajtën ndaj reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian për shpëtimin e Greqisë.
Një votim në raundin e parë të masave javën e kaluar bëri që rreth një e katërta e ligjvënësve të partisë SYRIZA të rebelohen duke demostruar kundër masave shtrënguese jashtë parlamentit që shumë shpejt u bë një manifestim i dhunshëm.
Pas votimit, Cipras deklaroi se ai do të jetë i detyruar të udhëheqë një qeveri pakice derisa një marrëveshje përfundimtare me kreditorët të nënshkruhet dhe i është referuar rebelimit si një "plagë e hapur gjatë një kohe kritike".
Pavarësisht nga çarja politike e javës së kaluar, reformat që do të votohen sot pritet të kalojnë me mbështetjen e partive opozitare.
Por, protesta të reja janë thirrur nga sindikata PAME, e lidhur me komunistët, dhe sindikata e sektorit publik ADEDY në qendër të Athinës dhe në gjithë Greqinë.
Projektligji i dytë fokusohet në miratimin e një kodi të ri të Procedurës Civile, që synon bërjen e sistemit gjyqësor më efikas.
/Shqiptarja.com