City mposht Everton, Tottenham 3 pikë në frymën e fundit. Bayern shkatërron Hannover-in

City mposht Everton, Tottenham 3 pikë në frymën e fundit. Bayern shkatërron Hannover-in

Lojtarët e City-t duke festuar një nga golat ndaj Everton

Manchester City pas disfatës me Chelsea është rikthyer te fitoret këtë fundjavë në “Premier League” pasi ka mposhtur në “Etihad” me shifrat 3-1 skuadrën e Everton. Të besuarit e Pep Guardiolës e zhbllokuan sfidën që në minutën e 22 me Gabriel Jesus që shfrytëzoi siç duhet një asist të Sane-s. Ishte po kjo dyshe lojtarësh që dyfishoi rezultatin për ‘qytetarët’, me gjermanin që asistoi dhe me brazilianin që konkretizoi sërish. 

Everton në minutën e 65-t ringjalli shpresat për të dalë me pikë nga kjo sfidë, por Stërling pak çaste më vonë shënoi golin e tretë që vulosi njëkohësisht edhe shifrat përfundimtare të këtij takimi. 

Fitore për City-n, por fitore edhe për Tottenham që kundër Burnley-t ka vuajtur shumë për të marrë 3 pikët. ‘Spursat’ në “Wembley” i nderoi Eriksen në minutat shtesë të kohës së rregullt. Ishte një asist i Kane që u shfrytëzua siç duhet nga danezi i cili lumturoi në stadium ata tifozë të cilët ende nuk ishin larguar dhe besonin te një fitore. 

Ndërkohë në Bundesligë Bayern Mynchen ka shkatërruar me rezultatin 0-4 në transfertë Hanoverin. Skuadra e Kovac nuk e vendosi për asnjë moment në diksutim trepikëshin pasi që në minutën e 2 Kimmich kaloi në avantazh bavarezët. Më pas rezultatin do ta dyfishonte Alaba i cili realizoi një supergol në hyrje të zonës. Në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve vendosën emrat e tyre edhe Gnabry me Lewandowsk-in.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?