Çizmja e Kryemadhit,Vasili:Jemi
krenar, simbol kundër pushtetit

Çizmja e Kryemadhit,Vasili:Jemi<br />krenar, simbol kundër pushtetit<br>
Çizmja e Monika Kryemadhit që u hodh seancën e fundit në drejtim të Ramës është për LSI-në, simbol i çizmes së pushtetit që po rëndon mbi qafën e kujtdo.

Petrit Vasili thotë në një intervistë për Report TV se ende nuk është marrë vendimi nëse do të ketë ose jo bojkot na janar përveç protestave, por për të beteja është në parlament dhe shprehet kundër djegies së mandateve.

Vasili vlerëson maksimalisht kryepeshkopin Anastas Janullatos, të cilin Meta e bëri shqiptar, pasi 5 presidentë të tjerë i kishin refuzuar shtetësinë.

LSI ka përjashtuar këshilltarët bashkiakë që votuan kundër vendimit të partisë, duke votuar buxhetin e kryebashkiakëve socialistë në Durrës e Tiranë.

Vasili argumenton se shqetësimi për votën kundër SHBA-së në OKB nuk është një shqetësim servil, por real, duke marrë në konsideratë kontributin amerikan në shtetformimin shqiptar.

Intervista e plotë:

Cilat janë planet e LSI për marrëdhëniet me parlamentin? Dhe protestën e Janarit?

Pa asnjë diskutim do jetë e njëjta marrëdhënie intensive e demaskimit pa pushim dhe pa u lodhur të një situate shumë të rëndë të qeverisjes, por dhe Kushtetueshmërisë së vendit. Pa asnjë diskutim vendi ka dalë nga shinat e Kushtetutës, rasti më i fundit ishte i kryeprokurorit. Ka dy shtete për shqiptarët, njëri që e thyen Kushtetutën pa problem, dhe pastaj janë të tërë shqiptarët e tjerë.

Të gjithë shqiptarët e kuptuan se çfarë u bë me reformën në drejtësi, ne si opozitë u vetë ofruam për bashkëpunim në zgjidhjen e Kryeprokurorit, ne pritëm në ndryshime pozitive por si përfundim doli një farsë.

Mazhoranca zgjodhi Kryeprokuroren jo vetëm në kundërshtim me kushtetutën, asnjë shqiptar nuk mund të besoj më në shtetin ligjor, ka dy shtete për shqiptarët, një shtet që e thyen kushtetutën pa problem, kap drejtësinë, prokurorinë.

Ndërsa shteti tjetër është ai ku bëj pjesë unë, ju dhe të tërë shqiptarët për të cilin ka një ligj i cili mund të veproj në mënyrë të rreptë në mënyrë selektive. Në këtë pikëpamje duhet kuptuar i gjithë reagimi jonë lidhur me çështjen e Kryeprokurorit, ky është shembulli i thyerjes së çdo ligji.

Kjo qeveri më ngjan me atë të viteve 90 ku qeveriste me një ligj të rreptë për qytetarët ndërsa për vete nuk ndëshkoheshin, pra kemi një luftë klasash në një formë të re.

Kur e thoni këtë, çfarë keni parashikuar në janar?Bojkot ?Protesta? Marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin?

Sipas gjykimit që do t’i bëjmë situatës politike, ka të gjitha llojet. Qëndrim shumë të fortë jo për të mirë të opozitës, por për të mirë të vendit. Sot pashë për një aktivitet për strategjinë e policisë, ku Xhafaj shoqërohej nga Klosi e Gjiknuri.

Sot bëra një status me ndryshimet e reja të strategjisë për policinë e shtetit në Elbasan, pash se Xhafaj shoqërohej nga ministri i energjetikës dhe ministri i mjedisit për punët e policimit në komunitet.

Ta shikoja drejtorin e policisë të rrethuar nga dy ministra apo edhe ministrin e mbrojtjes, ta shikoje ishte një provë periferike, kjo ishte provë e një shteti komedia. Ne duam të sjellim shtetin në shina, pastaj nuk është e rëndësishme kush drejton vendin.

Propozimi i Berishës për djegie mandatesh si masë të ashpër të reagimit opozitar? A e mbështet LSI-ja?

Kryemadhi u shpreh shumë qartë dhe në mënyrë shteruese. Mandatet nuk na i ka dhënë mazhoranca. Parlamenti është një domein shumë i madh i luftës politike dhe lënia në duart e trafikantëve nuk është zgjidhja e duhur.

Jemi dhe duhet të jemi në Parlament. Fitimi i mandateve është bërë me sakrificë përball trafikantëve dhe kriminelëve të drogës në fushatën e vitit 2017.

Ju e keni parë edhe vetë ku ish-ministri ishte i përfshirë në trafik droge ndikuan në zgjedhje aq shumë sa ngritën edhe kursin e euros. Me mënyrës se si janë fituar këto mandate, patjetër parlamenti është një domen shumë i madh i luftës politike, dhe lënia e këtij domeni është patjetër dhe lënia e këtij domeni përball kësaj mazhorance nuk besoj se është zgjedhja e duhur.

Kështu që ne jemi në parlament dhe do të vazhdojmë të jemi në kuptimin e mirë të fjalës një linjë e pakapërcyeshme për paligjshmërinë dhe shkeljen e kushtetutës.

Po në seancën parlamentare ku pati një reagim të pazakontë të Monika Kryemadhit, ku ajo goditi me çizme në drejtim të Edi Ramës, jeni krenarë për ato pamje?

Pa diskutim që po! Mendoj se edhe ju të gjithë duhet të jeni të shqetësuar nga çizmja e pushtetit. Duhet të jeni ju shumë të shqetësuar, që çizmja e pushtetit ju rri te qafa. Ka një Çizme shumtë rëndë të pushtetit që na qëndron të gjithëve në qafë.

Kemi një shtet që nuk i mbron qytetarët nga penalizimet e tatimorëve, nuk kujdesen për mënyrës se si paguajnë qytetarët nga i pari deri tek i fundit. Ky shtet fut njerëzit për 20 mijë lekë të vjetra për energjinë elektrike ndërsa ish-ministri vjen vërdalla pa problem, ata u bën bllok për të penguar heqjen e imunitetit dhe dënimin e tij, pra ka një çizme shumë të rëndë të pushtetit e cila qëndron në qafë të njerëzve.

Mendoj se pas 25 vitesh Shqipëria duhet të ishte më e lirë dhe demokratike, mendje hapur, sot kemi një qeveri që është shumë larg asaj të Adil Çarçanit që po jepte shpirt në fund të viteve 9, u detyrua të pranonte pluralizmin, kjo qeveri është më ke se ata.

Ky ishte një veprim simbolik i cili ajo ishte ajo që mendojnë shqiptarët, nëse do ishin brenda parlamentit atëherë do të hidhnin gjëra më të mëdha se çizmja e Monika Kryemadhit për të treguar se si përballen qytetarët me vështirësitë, se si iu sekuestrohet makina.

Një njeri i cili mezi nxjerr bukën e gojës dënohet për një shkelje rrugore që është banale, kemi një shtet shumë të egër ndërkohë që për veten e tij ky shtet është i pacipë, arriti deri aty sa votoj kundër SHBA-së.

Sa i rrezikshëm është votomi i Shqipërisë në OKB kundër vendimit për Jerusalemin? A duhet të kishte një koordinim të paktën me Presidentin Ilir Meta? Ose me Komisionin e Jashtëm për këtë çështje?

E kam thënë dhe e them përsëri raporti ynë me SHBA nuk është një raport servil, ky vend Shtetet e Bashkuara të Amerikës është lokomotiva e zhvillimit botëror politik, ekonomik dhe shkencorë për çfarë të doni.

Pa Amerikën bota nuk do ishte kjo që është në raport me këtë Shqipëri kaq të vogël ka treguar një zemërgjerësi, mbështetje pa kushte nuk e di nëse do të kishte qenë dikush nga shqiptarët duke drejtuar Amerikën a do të ishte kaq zemërgjerë?

Momentet kyçe të historisë sonë janë shënuar falë mbështetjes së Amerikës. Ku SHBA e kishte këtë votim në vlerësimin e tyre, që është një vlerësim komplekës i tyre, mediokriteti i politikës shqiptare nuk mund ta kuptoj, i mungoj një mbështetje e tillë kur Amerika ndeshej për kufijtë tanë, ne ishim një vend ka i vogël dhe nuk mbështetëm qëndrimin e aleatit tonë më të madh.

Çfarë njohje të famshme ka kjo ministria jonë e jashtme për këtë problem? Ku bëhej fjalë për një vendim kaq të rëndësishëm pse nuk e ndau me klasën politike në Shqipëri ? Duhet ta bënte temë diskutimi në Komisionin e Politikës së Jashtme. Pse nuk u konsultua me kryetarët e partive politike?

Madje mendoj se duhej të merrej mendimi i të gjitha institucioneve, përfshirë presidencën madje edhe të gjithë presidentët që kanë shërbyer ndër vite, duhet të ishte një vendim kolektiv , mbi së gjithash nuk duhet të ishte kundër SHBA-së.

Kjo është çështje e prerë e konsekuencave të kryeministrit shqiptar. Edi Rama nuk shikon në drejtim të perëndimit por shikon kudo që ka para të pista.

Është dukur sikur gjatë kësaj kohe Edi Rama ka pasur përkrahjen e ambasadorit Donald Lu. Në këtë rast shikojmë se nuk i shkon përshtat për shkak të interesit amerikan. A mund të ketë pasoja për shkak të këtij votimi?

Unë nuk i referohem kryeministrit e as përfaqësimit diplomatik këtu në vend. Presidenti Donald Trump ka një vokacion shumë të qartë për këtë votim SHBA-ja shkurtoj 282 milion dollar për OKB-në. Amerika nuk bashkëjeton dot me probleme të tilla por do që ti zgjidhi. Vendimi i Donald Trump ishte një vendim mbi rezolutën është votuar me masën mbi 90 % në kongresin amerikanë për çështjen e Jerusalemit.

Ambasada amerikane nuk është e detyruar të falsi me gjuhën e drunjtë që flasin këta këtu në Shqipëri, por në të vërtetë konfirmonte 100% qëndrimin e SHBA-së. Pra konfirmon qëndrimin e SHBA lidhur me çështjen e Jerusalemit, zgjedhja e tyre i shërbente paqes, nuk u tërhoq asnjë gram mbrapa.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike