1. Producenti dhe muzianti francez Clarence Rise ju fton sot prej orës 12.00 deri në mesnatë në Bunk’Art 2 në një rrugëtim gati hipnotizues drejt tingujve kinematikë, intensivë e të ftohtë, përshtatur hapësirës së muzeut nëntokësor.
2. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Cirkut, Trupa Artistike mban sot prej orës 10.30 një paradë, e më pas një shfaqje me larmi numrash në Amfiteatrin e Liqenit
3. Teatri i Kukullave mirëpret vogëlushët sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 me shfaqjen “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” në sallën “Tonin Harapi”.
4. Shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit "Agimi" premiera e filmit "Violinisti" i regjisorit Saimir Bajo, në kujtim të vëllait të tij, skulptorit Arben Bajo të ndarë nga jeta në 2020-ën.
5. Mbahet sot e nesër në orën 19.00 në Akademinë e Filmit Marubi e kinema 'Milenium' në Tiranë Festivali i Filmit Ballkanik.
6. Julian Bulku interpreton edhe këtë mbrëmje në orën 19.00 në Teatrin “Kujtim Spahivogli” performancën “Nga pafajësia në pafajësi”.
7. Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas shfaqet sot në orën 19.00 në sallat dedikuar artit e kulturës pranë Komunës së Parisit.
8. Sot në orën 19.30 në Pallatin e Kongreseve shënohet mbrëmja e tretë e koncertit të violinistit Olen Cesari, me të tjerë artistë të ftuar.
9. Një lojë që depërton në skutat më të errëta të ndërgjegjes njerëzore, Gëzim Kame si regjisor e Viktor Zhusti si dramaturg e aktor, i bëjnë “gjyqin” “Biznesmenit” , sot e nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.
10. Gent Hazizi dhe Besnik Mustafaj sjellin sot e nesër në orën 19.00 në një stand up comedy bar pjesët "Krejzi Brother" dhe "Më fal o At se nuk di ç'them", në teatrin "Aleksandër Moisiu".
11. Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" koncerti "100 vjet muzikë kult në Korçe".
A.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.7%
-
Jo
70.3%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 511
Lajme të tjera
-
Intervista/I ati stalinist, ai disident, poeti me famë botërore Tomas Venclova në Tiranë si ‘Dekandenti nr.2419’: Rusia në diktaturë, s’mundëm ta parashikonim!
20 Prill, 17:45
-
Akrobatët performancë te Liqeni Artificial, mbledhin fëmijë e të rritur! Artistët: Të ndërtohet Cirku i ri, na mungojnë kushtet
20 Prill, 15:44
-
Spektakël me Olen Cesarin, ç’ndodhi në koncert/ Pamjet e anijes ‘Vlora’ e mesazhi për nënën, rrëfehen artistët: Kjo skenë, mrekullia e 8-të!
19 Prill, 14:54
-
Olen Cesari i prekur, rrëfehet para koncertit: Dedikimi special për nënën, mësuesen e njeriun tim të zemrës! I uroj shërim të shpejtë!
17 Prill, 15:37
-
Rikthehet Olen Cesari, sjell 'ushtrinë' e tij për koncertin famoz në Tiranë/ Rrëfimi i virtuozit përtej notave të violinës, pasionet dhe pengjet
16 Prill, 15:59
-
Dashuri në moshën 70-vjeçare, Alfred Trebicka si protagonist i “Para perëndimit”: Liria e individit triumfon!
13 Prill, 11:47
-
49 portrete në skulpturë të ish të dënuarve, ekspozohen në Burgun e Spaçit! Kori Ndërkombëtar ‘Bujart’ në Katedralen Ortodokse! Teatrot me shfaqje për fëmijë e të rritur!
13 Prill, 11:39
-
Nga ‘Aladini’ tek ‘Maçoku me çizme’, heronjtë e përrallave në teatro! ‘Para perëndimit’ në ‘Metropol’! ‘Ëndrra e madhe’ tek ‘Agimi’!
6 Prill, 12:26
-
Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!
4 Prill, 11:18
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars, 19:34
-
‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!
29 Mars, 10:43
-
Trupa dhe ëndrra pezull, nën 'çatinë' e përkohshme të Cirkut artistët bëjnë të mundur të pabesueshmen!
15 Janar, 15:27