Cliff: Do dialogohet për verin

Cliff: Do dialogohet për verin
Ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, Ian Cliff, deklaron se veriu i Kosovës do të jetë tema kryesore e dialogut në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për mediat serbe, Cliff ka thënë se zgjidhja për veriun duhet të jetë në kuadër të planit të Ahtisaarit dhe ka ftuar serbët që të përfitojnë nga ky plan, duke përsëritur se nuk do të diskutohet statusi i Kosovës. 
Ambasadori britanik po ashtu ka theksuar se dialogu i ardhshëm do të jetë një betejë e vështirë, veçanërisht me qeverinë e re në Beograd.
Cliff ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sepse, sipas tij, Qeveria serbe e di se nuk ka mundësi të progresit drejt BE-së. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital