Cliff: Për veriun duhet një tavolinë bisedimesh dy palëshe

Cliff: Për veriun duhet një tavolinë bisedimesh dy palëshe
Veriu duhet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë temë foli dje edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff duke thënë se për veriun nuk do të pranohet ndonjë zgjidhje sikurse Republika Serbe në Bosnje.

Një një të ardhme Kosova dhe Serbia gjithsesi do të dialogojnë edhe për veriun. 
Kjo është deklarata që vjen nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në kohën kur edhe nga vet ndërmjetësi i bisedimeve Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, ky opsion nuk është përjashtuar. 

“Mendoj se në aspektin afatgjatë, po do të ketë, sigurisht se do të ketë bisedime edhe për veriun. Por është e rëndësishme që ai dialog duhet të përfshijë edhe përfaqësuesit e popullatës së veriut, sepse nuk ka kuptim që ky dialog të bëhet vetëm mes institucioneve të Kosovës me institucionet e Serbisë” tha Cliff gjatë një ligjërate para studentëve të një Kolegji privat. 

Mirëpo, kur bëhet fjalë për veriun, ambasadori britanez  thekson se diplomacia evropiane nuk pranon që atje të ketë një status special në mënyrë që të mos përsëritet një Republika Srpska e dytë sikurse ekziston në Bosnë.
Ai tha se plani i Ahtisarit nuk parasheh status special, por parashihet krijimi i komunës së re të Mitrovicës veriore.
Mirëpo, ambasadori britanez në fund tha që bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore