Pretendimet e Serbisë që të mbajë zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale edhe në territorin e Kosovës, do të ishte një shuplake e fortë fytyrës për Bashkësinë Evropiane, ka thënë të ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.
Gjatë vizitës së tij që i bëri Pejës, ambasadori britanik ka treguar qëndrimin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale të shtetit serb, i cili ka paralajmëruar se këto zgjedhje do t’i mbajë edhe në vendbanimet me popullatë serbe në Kosovë.
“Ne ia kemi bërë të qartë Serbisë se nuk do të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve të tyre edhe në territorin e Kosovës”, tha diplomati anglez.
Por, nëse kjo ndodh dhe kutitë serbe për votime shfaqen edhe në territorit e Kosovës në fund të muajit prill apo në fillim të muajit maj, kur Serbia planifikon t’i mbajë zgjedhjet, atëherë fytyra e BE-së do të skuqet keq.
“Nëse Serbia zgjeron zgjedhjet edhe në territorin e Kosovës, jo vetëm që do të shkelet Rezoluta 1244, por do të ishte edhe një shuplakë fytyrës Bashkimit Evropian, e cili ia ka dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat”, tha ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.
Por, Serbia vazhdon ta ketë Kosovën si pjesë të saj në preambulen e Kushtetutës së Serbisë me emërtimin "Kosova dhe Metohia" dhe gjithnjë argumentet e saja i bazon në Rezoluten e OKB 1244 ku Kosova bën pjesë integrale e ish-Jugosllavisë trasheguese e së cilës është Serbia.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com