/ATSH-AFP/ - Hillary Clinton është e angazhuar në vijimin e përpjekjeve te reformës së presidentit amerikan, Barack Obama në fushën e imigracionit, një ditë pas debatit të zgjedhjeve paraprake në radhët e demokratëve, ku ajo kryeson.
E buzëqeshur, në dukje e çtensionuar, ish-sekretarja e Shtetit e cila shpreson të bëhet zonja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë është kujdesur me shumë vëmendje të shmangë çdo referencë të kundërshtarëve të saj dhe natyrisht rivalit kryesor, senatorit të Vermontit, Bernie Sanders.
"Me të vërtetë nuk e mbështes atë që shprehin republikanët në lidhje me çështjen e imigrantëve", tha Clinton në prani të 2 500 personave të grumbulluar në Las Vegas.
"Ne jemi një komb imigrantësh, i ndërtuar nga imigrantët", theksoi ajo.
Reforma e sistemit të imigracionit në SHBA është një nga temat kyçe të fushatës për presidencialet e vitit 2016.