TIRANE - Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA, Alexander Arvizu, i cili përveç urimeve për zgjedhjen në këtë post i dorëzoi edhe një mesazh të sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

“Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar”, i shkruan Clinton Nishanit, ndërsa i kujton atij se roli si president “është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës.

Gjatë takimit mes ambasadorit Arvizu dhe Presidentit Nishani u theksua roli i Kreut të Shtetit për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.

(im/shqiptarja.com)