TIRANE - Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë Haxhinasto, përmes së cilës e uron atë për detyrën e re. “Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e Sh.B.A do të ketë fatin e mirë të vazhdoj të punoj afër me Ju si Ministër i Ekonomisë”, shkruan Clinton.

Ajo gjithashtu përgëzoi Haxhinaston për punën e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme. “Dëshiroj t’ju përgëzoj Ju për arritjet e Juaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit”.

Sekretarja amerikane e Shtetit mbyll me një urim letrën e saj: “Ju uroj fat në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë dhe në angazhimet e juaja në të ardhmen”.