Rreth dy muaj pas çlirimit të xhepit të gazit nga zonën e Marinzës, Kompania “Bankers Petroleum” është drejt fundit të dhënies së dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara në banesat e banorëve të kësaj zone.
Ndërsa bëhet me dije se procesi i dëmshpërblimeve po ecën me shpejtësi, Menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin pranë kësaj kompanie , Adriatik Golemi, në një intervistë për A1 Report bën më dije se në zonën A “Bankers Petroleum” ka zhdëmtuar 45 banesa në total dhe është në proces vlerësimi për banesat e tjera dhe parashikohet se mund të përfundojnë brenda javës së ardhshme.
“Ndërsa në zonë B ku janë 66 shtëpi të dëmtuara deri tani janë dëmshpërblyer 46 banesa” sqaron ndër të tjera Golemi.
Ndërkohë që për dëmshpërblimin për tokën bujqësore, "Bankers Petroleum" bën me dije se po bisedohet me fermerët për të.

Dritan Nurka banor I fshatit Marinëz shtëpia e të cilit u dëmtua nga çlirimi i gazit në datë 1 Prill tregon se tashmë e ka marrë dëmshpërblimin.
“Komisioni erdhi në shtëpinë time, vlerësoi dëmet dhe menjëherë pasi raporti u miratua, ne morëm dëmshpërblimin nga kompania Bankers. Jemi të kënaqur me ecurinë e procesit, ka qenë i shpejtë dhe korrekt”, thotë ai.
Rrapi Nushi, një tjetër banor po i këtij fshati konfirmon për A1 Report se tashmë ka nisur punimet në shtëpi.
“Ne kemi marrë tashmë dëmshpërblimin dhe kemi nisur të bëjmë disa punime në shtëpi. Jemi të kënaqur me procesin. Kompania ka pastruar gjithashtu rrugët, kanalet kulluese si dhe po vazhdon të na furnizojë me ujë të pijshëm përmes boteve të ujit”- thotë Nushi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO