TIRANE - Krerët më të lartë të shtetit, presidenti Nishani, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta nderuan të rënët në luftën nacional-çlirimtare duke kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm përvec krerëve më të lartë të shtetit ishin edhe familjarë të të vrarëve në protestën e 21 janarit. Aktivitetet vazhduan më tej edhe me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ministrja Mimi Kodheli tha se shqiptarët u radhitën në anën e duhur të historisë.
Ceremoni ushtarake për Çlirimin Kodheli: Historia, secilit hakun e vet!
Festimet për çlirimin qeveria i ka vijuar me një drekë kushtuar veteravë të Luftës Antifashiste, ku kryeministri Edi Rama në një linjë me kryeparlamentarin Meta iu përgjigjën me keqardhje qëndrimit të Partisë Demokratike e cila nuk e njeh 29 nëntorit, si datë të Clirimit. Rama theksoi se lufta për lirinë e atdheut nuk duhet të ngatërrohet me instalimin e regjimit komunist.
Rama e Meta takim me veteranët: Keqardhje për ata që harrojnë 29
Opozita e mazhoranca festojne ne dy dite te ndryshme çlirimin e vendit
Ashtu siç është kthyer në një traditë të pandryshueshme deri më tani, politika shqiptare feston në dy ditë të veçanta Çlirimin e vendit, opozita e djathtë uroi më 28 Nëntor së bashku me Pavarësinë, ndërsa mazhoranca kremton sot, më 29 Nëntor.
Familjaret e te vrareve ne protesten e 21 janarit, ne ceremonine e te reneve per liri
Por ky 70-vjetor i çlirimit të vendit nga pushtuesi gjerman, është kujtuar ndryshe nga familjarët e Hekuran Dedës, një nga 4 demonstruesit e vrarë gjatë protestës së 21 Janarit të 2011-ës kundër qeverisë Berisha që ishte në pushtet në atë kohë. Vëllai i protestuesit nga Dibra, fëmijët e nëna e tij, zgjodhën t’i kujtojnë kryeministrit Edi Rama në mënyrë indirekte drejtësinë e munguar për viktimat e 21 Janarit...duke u bërë pjesë e ceremonisë përkujtimore në monumentin “Nënë Shqipëri” ku ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

(Ne foto: Kryeministri Edi Rama duke takuar familjaret e Hekuran Dedes, te vrare ne protesten e 21 Janarit te 2011-es)
Ceremonia e plotë e e nderimit të Deshmoreve:
Nishani, krah Metes e Rames edhe ne Diten e Clirimit
Krerët më të lartë të shtetit, deputetë e ambasadorë vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nder të të rënëve në luftën ndaj pushtuesve gjerman.
Ashtu si në ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor në Vlorë, Presidenti Bujar Nishani i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe në kremtimin e Çlirimit.

Nevila Xhindi e Bashkise, ambasadori amerikan dhe ai serb nderojne deshmoret e vendit
Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni, ishte prani e numrit dy të Bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Nevila Xhindi iu bashkua homazheve të qeverisë, duke "thyer" linjën politike të liderit demokrat Lulzim Basha, njëherësh kreu i Bashkisë, i cili ditën e Çlirimit e festoi në po të njëjtën ditë me Pavarësinë, më 28 nëntor. E pyetur nga A1 REPORT, Xhindi thotë se prania e saj është në respekt të protokollit. Gjithashtu i pranishem ishte ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu, kryediplomati i Serbisë dhe ministra të shumtë të kabinetit qeverisë dhe familje të dëshmorëve
Rama: Gezuar 29 Nentorin ne kete 70 vjetori te Shqiperise
Një sërë aktivitetesh janë organizuar nga qeveria në 70-vjetorin e Çlirimit, ndërsa kjo ditë nisi herët në mëngjes me një urim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. “Gëzuar të gjithëve 29 nëntorin në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë!”
Ceremoni ushtareke per Clirimin, Kodheli: Shqiptaret u radhiten ne anen e duhur. Historia secilit hakun!
Për ditën e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni ushtarake të Forcave të Armatosura të vendit, ku ministrja Mimi Kodheli tha se shqiptarët u radhitën në anën e duhur të historisë.
Edhe në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari kuvendit Meta, së bashku me ministra dhe ambasadorë dhe veteranë të luftës. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një fjalim, ku fillimisht nderoi të rënët e luftës. Por ministrja Kodheli mes të tjerash theksoi se Shqipëria u radhit në anën e duhur të historisë kur luftoi kundër pushtuesve gjermanë, por ajo që ndodhi më pas ishte gabim fatal për vendin. Por pavarësisht debateve ministrja tha se ka ardhur koha që të punohet për të ardhmen e vendit, pa dallime politike apo krahinore.
/Shqiptarja.com
Ceremoni ushtarake për Çlirimin Kodheli: Historia, secilit hakun e vet!Festimet për çlirimin qeveria i ka vijuar me një drekë kushtuar veteravë të Luftës Antifashiste, ku kryeministri Edi Rama në një linjë me kryeparlamentarin Meta iu përgjigjën me keqardhje qëndrimit të Partisë Demokratike e cila nuk e njeh 29 nëntorit, si datë të Clirimit. Rama theksoi se lufta për lirinë e atdheut nuk duhet të ngatërrohet me instalimin e regjimit komunist.
Rama e Meta takim me veteranët: Keqardhje për ata që harrojnë 29Opozita e mazhoranca festojne ne dy dite te ndryshme çlirimin e vendit
Ashtu siç është kthyer në një traditë të pandryshueshme deri më tani, politika shqiptare feston në dy ditë të veçanta Çlirimin e vendit, opozita e djathtë uroi më 28 Nëntor së bashku me Pavarësinë, ndërsa mazhoranca kremton sot, më 29 Nëntor.
Familjaret e te vrareve ne protesten e 21 janarit, ne ceremonine e te reneve per liri
Por ky 70-vjetor i çlirimit të vendit nga pushtuesi gjerman, është kujtuar ndryshe nga familjarët e Hekuran Dedës, një nga 4 demonstruesit e vrarë gjatë protestës së 21 Janarit të 2011-ës kundër qeverisë Berisha që ishte në pushtet në atë kohë. Vëllai i protestuesit nga Dibra, fëmijët e nëna e tij, zgjodhën t’i kujtojnë kryeministrit Edi Rama në mënyrë indirekte drejtësinë e munguar për viktimat e 21 Janarit...duke u bërë pjesë e ceremonisë përkujtimore në monumentin “Nënë Shqipëri” ku ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

(Ne foto: Kryeministri Edi Rama duke takuar familjaret e Hekuran Dedes, te vrare ne protesten e 21 Janarit te 2011-es)
Ceremonia e plotë e e nderimit të Deshmoreve:
Nishani, krah Metes e Rames edhe ne Diten e Clirimit
Krerët më të lartë të shtetit, deputetë e ambasadorë vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nder të të rënëve në luftën ndaj pushtuesve gjerman.
Ashtu si në ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor në Vlorë, Presidenti Bujar Nishani i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe në kremtimin e Çlirimit.

Nevila Xhindi e Bashkise, ambasadori amerikan dhe ai serb nderojne deshmoret e vendit
Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni, ishte prani e numrit dy të Bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Nevila Xhindi iu bashkua homazheve të qeverisë, duke "thyer" linjën politike të liderit demokrat Lulzim Basha, njëherësh kreu i Bashkisë, i cili ditën e Çlirimit e festoi në po të njëjtën ditë me Pavarësinë, më 28 nëntor. E pyetur nga A1 REPORT, Xhindi thotë se prania e saj është në respekt të protokollit. Gjithashtu i pranishem ishte ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu, kryediplomati i Serbisë dhe ministra të shumtë të kabinetit qeverisë dhe familje të dëshmorëve
Rama: Gezuar 29 Nentorin ne kete 70 vjetori te Shqiperise
Një sërë aktivitetesh janë organizuar nga qeveria në 70-vjetorin e Çlirimit, ndërsa kjo ditë nisi herët në mëngjes me një urim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. “Gëzuar të gjithëve 29 nëntorin në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë!”
Ceremoni ushtareke per Clirimin, Kodheli: Shqiptaret u radhiten ne anen e duhur. Historia secilit hakun!
Për ditën e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni ushtarake të Forcave të Armatosura të vendit, ku ministrja Mimi Kodheli tha se shqiptarët u radhitën në anën e duhur të historisë.
Edhe në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari kuvendit Meta, së bashku me ministra dhe ambasadorë dhe veteranë të luftës. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një fjalim, ku fillimisht nderoi të rënët e luftës. Por ministrja Kodheli mes të tjerash theksoi se Shqipëria u radhit në anën e duhur të historisë kur luftoi kundër pushtuesve gjermanë, por ajo që ndodhi më pas ishte gabim fatal për vendin. Por pavarësisht debateve ministrja tha se ka ardhur koha që të punohet për të ardhmen e vendit, pa dallime politike apo krahinore.

29 Nëntori, ish të përndjekurit dhe Bumçi protestë para Kryeministrisë
Video/Nostalgjikët e komunizmit me foton e Enverit">






