TIRANE- Zbatimi i ligjit dhe realizimi i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana. Këtë e ka shprehur përfaqësuesi i Bashkimit Europian në vendin tonë Clive Rumbold gjatë konferencë përmbyllëse për bashkëpunimin në dogana, duke theksuar se reformimi i sistemit doganor në vendin tonë është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
 
“Mbështesim doganat e Shqipërisë në një projekt të tillë. Shërbimi doganor për vite me radhë i kemi ofruar mbështetjen tonë. Reformimi sistemit doganor në Shqipëri është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ky projekt synon të ofrojë kodin doganor të Shqipërisë me legjislacionin e BE. Modernizimi doganor është i rëndësishëm. Zbatimi i ligjit dhe i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana”, tha përfaqësuesi i BE, Clive Rumbold.
 
Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali tha se tashmë po përgatitet manuali i auditit për doganat.
 
Duke u ndalur tek projektet dhe tek Kodi i ri Doganor, Spiropali tha se bashkangjitur masave për administratën doganore, parashikohen edhe masa për pronësinë intelektuale.
 
Drejtoresha Spiropali ndërkaq tha se edhe “niveli i kontrollit në dogana është ulur”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)