Nga ballkoni i shtëpisë në arrest shtëpie për korrupsion Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve, një ditë pasi në televizionin e tij, bëri një përpjekje të dëshpëruar për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik në vendin ku është arratisur.
Deklarata e Berishës duket në kufijtë e çmendurisë, përmes të cilës paralajmëron dhe kërcënon me familje kryeministrin Rama, nëse Ahmetajt siç thotë ish kryeministri i "preket një fije floku".
“Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde. Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë. E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, tha Berisha.
Edhe pse duket qartë që deklarata e Berishës vjen në shërbim të Ahmetajt për të marrë statusin e azilantit, i çuditshëm është krahasimi që i bën me Vis Martinajn. Taktikën që ka përdorur për të mbrojtur veten, me sulme dhe kërcënime ndaj drejtësisë për faktin se po e heton për aferën Partizani, Berisha po e përdor edhe për Arben Ahmetajn që dikur e konsideronte kundërshtar.
Prej muajsh Sali Berisha paralajmëron se Arben Ahmetaj kërcënohet nga Edi Rama, por tani që e ka shpallur një viktimë potenciale të kryeministrit, vetë Berisha mund të shndërrohet në një rrezik real për Arben Ahmetajn. Dhe të gjithë i njohim skeletët e shumtë në dollapin e liderit të Rithemelimit sot "non grata" dhe në arrest shtëpie.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
11.1%
-
Pak
11.1%
-
Aspak
77.8%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
Dmth kush te sherben ty le te vjedhi e vrasi se nuk i preket nje fije floku..
PërgjigjuDhe çuditrisht ka akoma njerez qe i shkojne para ballkonit ketij krimineli, po si ka mundesi qe merr ne mbrojtje gjithe ata qe drejtesia i heton ky njeri, edhe ne arrest shtepie eshte i vetmi qe kercenon hapur edhe drejtesine dhe askush nuk merret me te apo vertet ky kriminel kontrollon JO vetem kriminel por edhe drejtesine.
Përgjigjuky eshte deshmitar i drejtesise, dhe e bene sikter socialistet
PërgjigjuPaska rrjedhur keq fare plakushi, ata poshte qe e degjojne me keq
PërgjigjuPo ctu desh qe u ngaterrove me te madhin more djale do kishe shijuar jeten dhe parate, rri rrugeve tani
PërgjigjuMos u bej merak. Po e gjeti SPAK do ta bej shok burgu ku te qani hallet me njeri tjetrin.
Përgjigju