Në ditët e fundit të merkatos emri më i përfolur dhe që po bën më shumë bujë është ai i Neymar. Vetëm pak ditë më parë Barcelona ka bërë një ofertë për 27-vjeçarin, por që është refuzuar nga Paris SG, me shpresën për ta mbajtur brazilian në skuadër.
Sipas “L’Equipe” sot ka qenë rradha e Real Madrid për të tentuar O’Ney-in, për të cilin, sipas këtij burimi, ‘galaktikët’ kanë bërë një ofertë të majme. Skuadra e Fiorentino perez ka ofruar 100 mln euro plus tre ‘yje’ për Neymar.
Bëhet fjalë për Garreth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas. Tre futbollistë të cilët nuk po kalojnë një periudhë të mirë dhe të cilët së bashku me 100 mln euro i arrijnë pretendimet e Paris SG. Gjithsesi këta të fundit sipas “L’Equipe” e kanë refuzar sërish ofertën.