‘Çmenduri’ pa fund në Argjentinë. Për kombëtaren dhe shumë më tepër për Lionel Messin.
Aq sa Bankës Qendrore e vendit po i bëhet presion për ta pasqyruar këtë dashuri në kartëmonedhat 1000 peso, me fytyrën e yllit argjentinas. Kështu bëjnë të ditur mediat në Argjentinë, duke theksuar se sportdashësit kanë nisur mbledhjen e firmave, në mënyrë që rasti i nisur si shaka, të bëhet realitet!
Gjithçka në Argjentinë sillet rreth kapitenit të Kombëtares që i dhuroi një spektakël në finalen e madhe...Mbetet për t'u parë nëse një dëshirë e tillë do t'u plotësohet.