Çmenduria për një video 'interesante' në rrjetet sociale nuk njeh kufij. Ky është rasti i një personi në Korçë, i cili ka alarmuar qytetarët dhe policinë.
Në hyrje te pazarit të Korçës shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë.
Kjo skenë ka bere qe kalimtarët e rastit të lajmërojnë menjëherë policinë, të cilët u përballën me një person që po realizonte një video për rrjetin social Tik Tok, ndërsa pistoleta që ai kishte, ishte lodër.
Personi në fjalë, ende i paidentifikuar, është shoqëruar në komisariat.