Çmimet e barnave në Shqipëri më të
larta në rajon,Beqja:Reformë serioze

Çmimet e barnave në Shqipëri më të<br />larta në rajon,Beqja:Reformë serioze
TIRANE - Çmimet e barnave në Shqipëri janë më të larta krahasuar me vendet  e tjera të rajonit, lidhur edhe me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Këto janë rezultatet e raportit të Bankës Botërore për rishikimin e politikave farmaceutike shqiptare.
 
Ministri i Shendetësisë Ilir Beqja deklaroi se në 300 ditët e  ardhshme do të ndërmerret një reformë në sektorin farmaceutik me synim që shpenzimet të jenë më racionale, të permirësohet vendimarrja për rimbursimet dhe të rritet aksesi tek barnat.

"Do të përpiqemi që barnat në Shqipëri të mos kushtojnë më shumë se në vendin ku ato prodhohen, që të ketë barna të sigurta që përdoren me efektivitet. Bashkë me drejtësinë, shëndetësia perceptohet nga shqiptarët si dy nga sektorët më të korruptuar jo vetëm se ndikon drejtpërdrejt edhe në varfërimin e më të varfërve. Por është një objektiv kryesor i 300 ditëve të dyta të qeverisjes të cilët kanë filluar që nga dita e djeshme." tha Beqaj

Sipas menaxheres së Bankës Boterore në Shqipëri Tahseen Sayed shpenzimet publike shqiptare për shendetësinë për vitin 2013 janë më të ulta se vendet e rajonin, gjë e cila ka renduar në xhepin e familjeve dhe cilësinë kujdesit shendetësor. Nëse shpenzimet për barnat nuk menaxhohen ato të të sjellin probleme fiskale për brezat e ardhshëm.
 
Janë plot 28 rekomandime që Banka Botërore i jep Ministrisë së Shendetësisë për përmirësimin e politikave farmaceutike, ndër të cilat më kryesoret janë:

-Të sigurohet vlerë në këmbim të parasë për barnat
-FSDKSH të kontrollojë rritjen e shpenzimeve për barnat
-Ulja e nivelit të pagesave për barnat përmes stimujve financiarë
-Të rritet cilësia dhe transparenca për rimbursimet
-Të përmirësohet aksesi për barnat që shpëtojnë jetën si dhe promovimi i dhënies në menyrë racionale i barnave me receta. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024