Çmimet e larta të karburantit dhe të energjisë elektrike do të frenojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë, që nisi në vitin e kaluar pas goditjes së mori nga pandemia. Ky është konstatimi i fundit që vjen nga BERZH, e cila pret që ekonomia të rritet me 3.3% dhe jo 3.7% sa ishte parashikimi i mëparshëm. Edhe qeveria ka rishikuar objektivat e saj dhe nuk pret më rriten ekonomike 4.2% këtë vit, por 3.5%.Shkaku kryesor është lufta, që sipas BERZH i ka goditur tregjet botërore më fort që nga kriza e viteve 1970.
Nga ana tjetër lufta po thellon edhe më tej krizën energjetike globale e cila nisi të japë efektet e para që prej muajit shtator-tetor 2021, për të arritur kulmin në mars 2022, ku çmimet për megavat arritën 550 euro në bursën hungareze.
Nëse në prill të 2021 një megavat kushtonte mesatarisht 47 euro, sot në bursë është mbi 161 euro, ndërsa të hënën shkon mbi 230 euro për megavat.
Nga ana tjetër pozita dominuese e Rusisë në furnizimin e Evropës me lëndë djegëse ka rritur ndjeshëm çmimin e naftës bruto në tregjet e huaja.
Konkretisht nëse në mars-prill të 2021 çmimi për fuçi i naftës bruto luhatej në 60 dollarë, këtë vit gjatë muajit mars çmimi arriti deri në 130 dollarë fuçia, ndërsa aktualisht ka zbritur në 104 dollarë.
Duke qenë se Shqipëria është importuese e këtyre produkteve, edhe ndikimi në financat e shtetit do të jetë negativ, pasi paguhet disa herë më shumë për të blerë thuajse të njëjtën sasi nafte dhe energjie që blinim dhe vjet.
ÇMIMI I ENERGJISË
3 prill 2022 161.26 euro MËH
3 prill 2021 47.33 euro MËH
ÇMIMI I NAFTËS BRUTO
3 prill 2021 59-62 dollar fuçia
Janar-Shkurt 2022 80-90 dollar fuçia
3 prill 2022 104.39 dollar fuçia
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22