Çmimet e FIFA-s, Messi shpallet "THe Best", Klopp trajneri më i mirë

Leo Messi i shënon gol Van Dijk. Argjentinasi ka fituar çmimin “The Best”  duke u shpallur lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2019-të. Messi ishte në garë me mbrojtësin holandez që u rendit i dyti dhe me Cristiano Ronaldon që u pozicionua i treti dhe që e bojkotoi ceremoninë e zhvilluar në Milano.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por në të vërtetë mendoj se çmimet individuale vijnë në plan të dytë pas suksesit kolektiv” ka deklaruar ylli i Barcelonës.

Trajneri më i mirë u shpall Jurgen Klopp që dërgoi Liverpoolin tek fitorja e Champions League. Tekniku gjerman la pas Guardiolën dhe Pochetinon dhe u shpreh : “Jam i nderuar edhe pse kjo e jona ka qënë një punë kolektive dhe jo vetëm e imja”.

Suksesi në Champions i garantoi një tjetër protagonisti të Liverpool të fitojë një çmim si The Best. Braziliani Alisson Becker u shpall si portieri më i mirë nga FIFA duke lënë pas Ederson dhe Ter Stegen.

Në mbrëmjen Gala të zhvilluar në La Scala u shpall edhe formacioni më i mirë i vitit i përbërë nga Alisson, Van Dijk, Ramos, De Ligt ,Marcelo. Dhe më pas njëmbëdhjetëshen e përbëjnë edhe Modric, De Jong, Mbappe, Hazard, Messi ,Ronaldo.

Janë zbuluar edhe votat që kanë dhënë përfaqësuesit e Shqipërisë. Kapiteni Mërgim Mavraj ka votuar me pikët maksimale Cristiano Ronaldon dhe Jurgen Klopp, trajneri i Kombëtares Edy Reja 5 pikët i’a ka dhënë egjiptianit Mohamed Salah ndërsa gazetari Dritan Shakohoxha ka votuar maksimalisht mbrojtësin Van Dijk.

Ndërkaq futbollistja më e mirë e vitit 2019 u shpall amerikanja Megan Rapinoe që fitoi ndaj bashkëkombases së saj Alex Morgan dhe anglezez Lucy Bronze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia