TIRANË - Tregu vendas i karburanteve po reflekton rënien e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare për shkak të rritjes së prodhimit.
Rënia më e madhe e çmimit të naftës është shënuar gjatë muajve të fundit të vitit që sapo lamë pas, ndërsa në total çmimi është reduktuar me rreth 60% të vlerës së tij.
Sipas ekspertëve të fushës, çmimi i karburanteve me pakicë në vendin tonë nuk mund të reflektojë në mënyrë të njëtrajshme çmimin e naftës bruto, por të derivatëve të kësaj lënde. Çmimet e nënprodukteve të naftës janë reduktuar me 20%, duke filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe kjo ulje në vlerë është reflektuar edhe në çmimet e tregtimit me pakicë.
Duke iu referuar portalit në internet "Globalpetrolprices" dhe duke marrë në analizë situatën nga muaji tetor deri në mesin e muajit janar të këtij viti, rezulton se çmimi i karburanteve është ulur afërsisht me 20%. Në 13 tetor, çmimi mesatar i naftës në vendin tonë për përdorimin e automjeteve kapte një vlerë prej 1.56 dollarë, ndërsa në datë 19 janar ka arritur në 1.4 dollarë. Rënia e vlerës në përqindje arrin diku në 10 - 11%. /ATSH/
/Shqiptarja.com