Të ardhurat e bashkive arrijnë rekordin e dekadës, deri në dhjetor 2021 mblodhën 220 mln euro! Shpenzimet nuk kapërcejnë krizën e COVID

Lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID, rritja e aktivitetit të bizneseve si dhe shfrytëzimi me kapacitet të plotë i sezonit veror ka bërë që bashkitë në vend të kapërcejnë krizën dhe të realizojnë të ardhurat më të larta në dekadë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat e bashkive vitin e kaluar ishin më të lartat që prej 2010-ës.  Konkretisht deri në fund të dhjetorit u mblodhën plot 220.1 milionë euro duke u rritur me 38.7 milionë euro në raport me vitin 2020, kur u realizuan vetëm 181,4 milionë euro.

Të ardhurat e mbledhura vjet kanë tejkaluar planin e Ministrisë së Financave, ndërkohë janë rritur edhe në raport me vitin 2019 që konsiderohet viti më i mirë ekonomik, pasi atëherë u mblodhën vetëm 190,7 milionë euro.

Kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të ardhurave e ka dhënëtaksa e infrastrukturës, që mblidhet nga lejet e ndërtimit apo projektet infrastrukturore, dhe ndikim këtu ka dhënë rindërtimi. Po ashtu ndikim kanë dhënë taksa mbi pasurinë, taksa mbi ndërtesën si dhe tarifat e tjera lokale që mbledh pushteti vendor.

Nga ana tjetër shpenzimet e bashkive pra investimet dhe shërbimet, nuk kanë qenë më të larta se para krizës, madje në raport me vitin 2020 ato janë rritur me vetëm  7.9 milionë euro. Shpenzimet në raport me vitin 2019 janë në rënie me 30 milionë euro, pasi në atë kohë u shpenzuan 464,2 milionë euro ndërsa në vitin e kaluar u harxhuan 434,2 milionë euro.

TË ARDHURAT E BASHKIVE

Viti 2015        11,700 mld lekë

Viti 2016        14,951mld lekë

Viti 2017        18,447mld lekë

Viti 2018        21,863mld lekë

Viti 2019        23,102mld lekë

Viti 2020        21,975mld lekë

Viti 2021        26,666mld lekë

SHPENZIMET E BASHKIVE

Viti 2015        34,066mld lekë

Viti 2016        43,580mld lekë

Viti 2017        46,487mld lekë

Viti 2018        49,615mld lekë

Viti 2019        56,225mld lekë

Viti 2020        51,626mld lekë

Viti 2021        52,583mld lekë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frosina Plaku: 18/02/2022 01:02

    Po ku janë investimet publike,duhen çliruar trotuare,duhen hapur korsi rrugë makinash në semaforët?!..duhen hequr e pastruar plehrat! një pemë =një pallat?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës