Çmimet e mallrave të importit u rriten me 0.2% në 3-mujorin e dytë, farmaceutika me rritjen me të madhe

Çmimet e mallrave të importit u rriten me 0.2% në 3-mujorin e dytë, farmaceutika me rritjen me të madhe

Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2023 shënoi një ulje me 0,7%.

Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar rritje me 4,7%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,4% rritje vjetore në tremujorin e dytë të 2023.

Çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90,6% shënuan një rritje prej 0,2 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 5,3%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9%, “Prodhimi i pijeve” me 1,9%, “Përpunimi i tekstileve” me 1,8%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,5%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 1,0% secili, etj.

Çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 0,2%, krahasuar me një vit më parë.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 4,1%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 0,8%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7% dhe “Industria përpunuese” me 0,4%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,9%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,1%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 1,4%, etj.

Indeksi i Çmimeve të importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas.

Banka e Shqipërisë me herët ka raportuar se mbiçmimi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ulur presionin për rritjen e çmimeve të importit. Por në tregjet e pakicës për disa produkte çmimet në tregjet ndërkombëtare ishin me ulje, por në tregun vendas ulja nuk është reflektuar ë të njëjtën masë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 07/09/2023 10:42

    Hajduteria me e madhe ne Shqiperi jane farmacite qe shteti nuk ve dore qe me sa duket i intereson.Si ka mundesi qe gati ne cdo pallat ka nga nje farmaci,paguajn qerate e farmacistet dhe dalin me fitim.....kjo eshte e qarte se cmimet e medikamenteve jane shum te larta ku pa frik jane me te lartat ne rajon dhe me cilesi ZERO......TE NA RROJE QIVERIA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja