Vetë qytetarët thonë për A1 Report se zgjedhin të kalojnë me mjetet e tyre, në pikën kufitare së Muriqanit në Shkodër për të shkuar më pas në portin e Tivarit në Malin e Zi dhe prej këndej me tragetet malazeze në destinacionet e ndryshme ndërkombetare.
Por pse ky fenomen është duke u bërë më i shpeshtë? Arsyeja mesa duket është monopolizimi i këtij tregu në vendin tonë që pasuron vetëm disa dhe varfëron xhepat e qytetarëve shqiptare.
Një tjetër element konkurues i trageteve malazeze përveç çmimit është edhe komoditeti që ofrojnë të krahasuar me tragetet e vjetëruar dhe të amortizuara që përdorin agjencitë shqiptare të udhëtimit detar nga portet e Durrësit dhe Vlorës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)