LONDËR- Është zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA. Në këtë ceremoni janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë në futbollin, golashënuesin më të mirë, por edhe trajnerin e vitit. Spikat ylli portugez Christiano Ronaldo, që është larguar në shtëpi ‘duarbosh’ e zemërthyer, pasi nuk ka mundur të marrë asnjë çmim.
Lojtari më i mirë i vitit- Është shpallur kroati Luka Modriç, ndërsa në kandidim kanë qenë dhe Mohamed Saleh dhe Christiano Ronaldo.
Lojtarja më e mirë femër-është zgjedhur Marta, që luajti këtë vit për Brazilin dhe mori pjesë në Kupën e Amerikës.
Çmimi Fair Play-Lenart Tai, sulmuesi i Venlos në Holandë, që i dhunoi gjak me qelizat e tij të veçanta një të sëmuri me Leuçemi, dhe për këtë arsye mori çmim.
Çmimi i tifozit-Ka shkuar për tifozët peruanë të cilët udhëtuan deri në Rusi për të ndjekur ekipin e tyre.
Portieri më i mirë-është shpallur portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua
Trajneri më i mirë- është shpallur nga FIFA, trajneri francez Didier Deshamp.
Çmimi Pushkash është marrë për Mohamed Salah. I ftuar në këtë ceremoni ka qenë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.