TIRANE – “Sende që nxirrte deti”, është shpallur vepra më e mirë publicistike për vitin 2013 dhe është kurorëzuar me çmimin “Ardian Klosi”, i cili jepet për herë të parë, dy vjet nga ndarja tragjike nga jeta e publicistit të njohur, shkrimtarit, përkthyesit dhe aktivitistit të shoqërisë civile.
Katerina, vajza e të ndjerit, i dorëzoi çmimin publicistit Ardian Vehbiu, në ditën e katërt të Festivalit të Librit dhe Artit, përzgjedhur nga juria me kryetar Pirro Mishën.
Në “Sende që nxirrte deti”, Vehbiu përshkruan, shpjegon e analizon marrëdhënien mistike të shqiptarëve me perëndimin. Dhe këtë gjë e bën ku nëpërmjet detajeve autobiografike, e ku nëpërmjet shqyrtimit aposteriori që i bën vetes e të tjerëve në atë botë.
Autori banon në New York ka ardhur në Tiranë, në prag të Festivalit të Librit, me një produkt të ri të tijin.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Muzeun Kombëtar, të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Për ministren Kumbaro ky festival i ka dhënë një tjetër imazh jetës kulturore të kryeqytetit.
“Dita e 4 e festivalit të librit dhe artit, një ngjarje e kësaj jave që ka gjallëruar jetën e kryeqytetit, që në ditën e parë hapi siparin e serisë së aktiviteteve kulturore nga Ministria e Kulturës. Një festival që trazoi për mirë jetën e kryeqytetit në këtë fund prilli. Mase trazoi dhe mendjet dhe shpritrat por është e bukur, sepse indiferenca ndaj ngjarjeve kulturore do të ishte shqetësuese Klosi, njeriu që e ideoi këtë festival, pa mundur të jetë sot aktor i tij. Traduki do të financojë çmimin edhe në vitet në vijim dhe i ofron për vitin 2015 një burs për për një muaj përkthyesit nga gjermanishtja në shqip, në Berlin”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Sende që nxirrte deti" e Vehbiut">