TIRANE - Transporti urban i Tiranës prej orës 05:00 – 08:00 të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një grevë 3 orëshe të organizuar nga Federata  e Sindikatave të Pavarura të Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, e cila kërkon rritje të pagës së punonjësve.Kjo sipas kreut të saj arrihet vetëm përmes rritjes së çmimit të biletave të autobuzëve.  FSPPTSH ka paralajmëruar për ditën e nesërme grevë 24 orëshe dhe një protestë në orën 10:00 para Bashkisë së Tiranës për çmimin e biletës. 

Kundër Protestës së organizuar nga FSPPTSH kanë dalë edhe kreu i Sindikatës së Transportit Urban por edhe Shoqata e Shërbimit të Transportit Urban, madje kreu i kësaj të fundit, Ervin Shijaku ka paralajmëruar edhe një takim që do zhvillohet në 11:00 për të evituar grevën.

Lidhur me kërkesat e punonjësve të transportit urban A1 Report ka pyetur edhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo i cili nuk preferoi të japë përgjigje.

Ndërkohë në mbledhjen e nesërme, bashkia e Tiranës ka në rend dite edhe diskutimin për çmimin e biletave për transportin urban.

Ora 09:54 Zija Hasani: Greva për pagat e punonjësëve, protestë para Bashkisë
Kreu i  Federatës së Sindikatave të Pavarura të Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Zija Hasani ka deklaruar se do edhe ditën e nesërmne do të ketë një grevë nga ana e punonjësve të Transportit të Urban në kryeqytet e cila do të jetë 24 orëshe.

"Kërkojnë rritjen e rrogës së punonjësve. Kjo rritje varet nga çmimi i biletës që e përcakton Bashkia. Nesër do të ketë grevë 24 orëshe dhe punonjësit e transportit urban të kryeqytetit do të dalin në një protestë në orën 10:00 para Bashkisë së Kryeqytetit."- tha Zija Hasani.


Ora 09:10 Kreu i Shoqatës së Transportit: Do të ketë një takim për të parandaluar grevën 
Ditën e sotme pritet që të mbahet një takim mes Shoqatës së Shërbimit të Transportit Urban dhe sindikatës së drejtuar nga Zija Hasani me qëllimin që të gjendet gjuha e përbashkët për parandalimin e grevës 24-orëshe të paralajmëruar për nesër. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Shoqatës së Shërbimit të Transportit Urban Ervin Shijaku i cili në një deklaratë për A1report tha se çështja e protestës së shërbimit urban është një çështje e koklavitur pasi janë krijuar një sërë shoqatash dhe sindikatash të cilat nuk kanë një gjuhë të përbashkët mes tyre. “Qëllimi i takimit është që të evitohen protestat”- tha Shijaku.


Ora 08:30 Presidenti i Sindikatës së Transportit: Kundër transportit dhe rritjes së çmimit
Presidenti i Sindikatës së Transportit Urban, Gëzim Karanxha në një lidhje telefonike per A1report kundërshtoi protesten e transportit urban dhe kërkesën e tyre për rritje të çmimit.

“Protesta duhet të bëhet mbi bazën e disa kritereve, ka dhe mjekë që duhet të shkojnë në punë, shërbimet urbane janë kthyer në gangrenë në TR, vetëm shërbim urban nuk mund të quhet, nuk ka asnjë në vend të botës që shërbimi urban të menaxhohet nga privati, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga bashkia, kundërshtoj plotësisht ngritjen e çmimit të biletës, ka protestë ditën e nesërme, kjo protestë është e paligjshme, ka disa punonjës që kanë 6 muaj që skanë marrë pagat këto janë për tu diskutuar jo protesta për çmimin e biletës, shërbimi urban nuk duhet të marrë nisma të tilla për të bërë greva të paligjshme, bashkia ti penalizojë të tilla greva”- tha Karanxha.

Bllo
Qytetarët ndërkohë ishin mbledhur sot në stacionet e urbanëve në pritje të autobusëve dhe disa prej tyre kanë thënë për A1report se nuk kishin informacion për protestën e autobusëve dhe kanë pritur dy orë që të lëviznin. Qytetarët kanë thënë se ata nuk janë dakord me rritjen e çmimit të biletës dhe se bashkia duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate.


urban

Protesta tre orëshe ishte lajmëruar që më parë pasi shoqata e transportit publik kërkon rritjen e çmimit të biletës së urbanëve ndërsa pushtetet i kanë kaluar përgjegjësitë sa tek njëri tek tjetri. Së fundmi me vendim të qeverisë është publikuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi ligji që përcakton se çmimin e biletave për transportin urban duhet ta përcaktojë pushteti vendor.

urbanat

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)