TIRANE - Të gjitha kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri (KESH, CEZ Shpërndarje dhe OST) kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për ndryshimin e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm. Bordi i komisionerëve të ERE-s ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të shtyjë marrjen në shqyrtim të aplikimit të KESH, për rritje të çmimit të energjisë me shumicë në masën 2.9%, pasi kërkoi të dhëna shtesë.
Po kështu, të dhëna shtesë i janë kërkuar edhe kompanisë CEZ lidhur me aplikimin e saj. "Në mbledhjen e sotme është shtyrë vendimmarrja për fillimin e procedurave të shqyrtimit të tarifave të KESH-it", deklaroi për median Eduard Elezi, drejtor juridik i ERE-s. Pasi të paraqiten të dhënat e plota, që shpjegojnë kostot reale të kompanive energjetike, ERE do të marrë një vendim për çmimin.
Ky proces zgjat deri në dhjetor, derisa ERE të përcaktojë tarifat mes operatorëve. Ndërkohë, çmimi i energjisë elektrike tek klientët fundorë është vendosur të mos ndryshojë për dy vjetët e ardhshme.
/Shqiptarja.com