Dështon protesta e PD për çmimin e naftës, qytetarët nuk i fikin makinat /VIDEO

Qytetarët në të gjithë Shqipërinë nuk i janë përgjigjur thirrjes së shoqërisë civile, dhe më pas të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, për të fikur automjetet në shenjë proteste, pas akuzave për rritjen e çmimit të naftës.

Edhe pse përmes rrjeteve sociale, bëhej thirrje që këtë të hënë, të fikeshin makinat nga ora 12:00 deri në 15:00,ne cdo kryqëzime e rrethrrotullim,  në shenjë proteste për uljen e cmimit të naftës në 150 lekë të reja, qytetarët kanë vijuar normalisht qarkullimin e automjeteve, duke mos u bërë pjesë e kësaj proteste.

Në kryeqytet, qarkullimi ka vazhduar normalisht dhe në asnjë moment nuk ka pasur fikje të makinave apo bllokim të qarkullimit.

Krahas Tiranës, e njëjta situatë është paraqitur edhe në qytetet më të rëndësishme të vendit

Thirrja është bërë fillimisht nga shoqëria civile, thirrje kjo e përhapur përmes rrjeteve sociale, dhe më pas e mbështetur edhe nga PD, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve pas akuzave se çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë.

Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri varion nga 170 deri në 180 lekë të reja, ndërsa kohët e fundit opozita ka akuzuar se mazhoranca pritet të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 15/07/2019 16:13

    Falas ste vjen njeri o lul harroje e provove dhe dole bosh.

    Përgjigju
  • Tironci: 15/07/2019 15:36

    Sikur partia mem PDja nuk i paska dhene militanteve leke per te bllokuar rruget,ato vullnetarisht nuk dalin.edhe ne mitingje me para shkojne,sikur mos ti japin para dhe ne mitingje nuk shkojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie