Çmimi i referencës do të jetë zonale! Në vijën e parë në bregdet më e lartë, në Tiranë 1% më pak për çdo vit vjetërsie të ndërtesës

Çmimet e referencës së apartamenteve përgjatë vijës bregdetare do të rriten brenda këtij viti, me synim që të përafrohen me çmimet reale që ka tregu. Udhëzimi i ri është bërë gati nga Ministria e Financave, dhe shumë shpejt do të vihet në zbatim, e që do të sjellë rritje të çmimeve të pronave përgjatë vijës së parë bregdetare.

“Në të gjitha zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, në raport me moshën e ndërtesës, ku për çdo vit vjetërsi, çmimi do të ulet me 1%. Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare. Qasja do të jetë zonale. Nuk do të jetë i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku edhe sipas të dhënave të ASHK-së çmimet sidomos në vijën e parë bregdetare janë rritur ndjeshëm do të aplikohet çmim reference më i lartë”, tha Mete.

Në konferencën e sotme për mediat, ministri i Financave Ervin Mete sqaron se pjesë e këtij udhëzimi do të jetë edhe marrja në konsideratë e moshës së ndërtesës. Konkretisht, referenca do të ulet për çdo vit vjetërsie me 1%, nëse çmimi i referencës në zonën e Ish Bllokut aktualisht është afro 2200 euro metri katror, do jetë 1% më i lirë për ndërtimet e 2023, 2% më i lirë për ndërtimet e 2022 apo 14% më i ulët për ndërtimet e vitit 2010.

“Kur të aplikohet ky çmim reference edhe sot edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria. Nëse është e 2024 ka çmimin e referencës së këtij viti", tha Mete.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku, Ministri i Financave zbuloi më shumë sa i takon çmimeve të referencës  mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave.

Kur të aplikohet ky çmim reference edhe sot edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria. Nëse është e 2024 ka çmimin e referencës së këtij viti"

 


Lajmi kryesor:

Ministri i Financave: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave! Do shohim skemën e pensioneve! Shtyhet përsëri afati për ligjin e investimeve strategjike


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?