Ministri i Financave: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave! Do shohim skemën e pensioneve! Shtyhet përsëri afati për ligjin e investimeve strategjike

Viti 2023 do të mbahet mend për fluksin e mni 10 milionë turistëve gjithëvjetor të cilë sollën të ardhura në rreth 3.2 miliardë euro në buxhetin e shtetit. Për herë të pas 7 vitesh Standard and Poor’s rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në positive, ndërsa FMN e BB e vlerësoi ekonominë shqiptare si një nga ekonomitë më rezistente në rajon.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete doli sot në konferencë për median bëri një bilanc për vitin 2023 dhe pritshmëritë e vitit 2024 duke theksuar se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa objektivat e vitit 2024 do të përqendrohen tek rritja e pagave, rishikimi i skemës së pensioneve, ndërsa turizmi përsëri pritet të dominojë ekonominë.

Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024.

" Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë. Nga mesi i vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 Euro në sektorin publik. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro dhe parashikohet që rritja të vijojë më tej, për të mbështetur punësimin cilësor dhe për të arritur ndër pagat më konkurruese në rajon. Besojmë që kjo rritje pagash do të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat”, u shpreh Ministri.

Skema e re e pensioneve synon të rrisë vlerën që marrin pensionistët sot. 

Zhvillimet demografike janë ndër arsyet që informojnë qasjen që duhet të kemi tashmë për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve.

Po ashtu ministri njoftoi është propozuar edhe shtyrje e afatit të ligjit për investimet strategjike, të cilit i përfundoi kohëzgjatja në 31 dhjetor 2023.

Brenda tre muajve të parë të këtij viti do të bëhet publik drafti i ri për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti, por sipas Mete ende nuk është finalizuar vlera e primit të sigurimit që do të paguhet.

Nga data 1 janar, ka nisur zbatimin ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në të gjitha zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, ndërsa parashikohet rishiki i çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.

 Bilanci i vitit 2023

- 10 milionë vizitorë të huaj, 3.2 miliardë euro të ardhura
- 1.1 miliardë € investime të huaja në 9 muaj
-Papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, 10.5%

 Parashikimet për vitin 2024
-Vijon reforma e pagave, në muajt e parë të 2024 finalizohen vendimet specifike
Në mesin e vitit  900 euro paga
7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara
Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2024
Borxhi publik do të ulet nën nivelin 60%
Do të mbledhim 40 mld lekë më shumë tatime se viti 2023
Do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës në zonat bregdetare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Afati i ligjit për investimet strategjike ka përfunduar më 31 dhjetor, Mete: Është propozuar shtyrje, po punohet për draftin e ri

Më 31 dhjetor 2023 ka përfunduar afati i ligjit për investimet strategjike, por Ministri i Financave zbuloi pas pyetjes së bërë nga REPORT TV se afati i këtij ligji do të shtyhet por pa zbuluar më shumë detaje se kur do të jetë afati tjetër përfundimtar. 

“Investimet strategjike ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, por edhe me aspektin operacional të ligjit por edhe me shtyrjen e afatit.”, tha Mete. 

Ligji për investimet strategjike i cili u miratua në vitin 2015 dhe parashikon një lehtësi për bizneset që aplikojnë për investime dhe marrin statusin e investitorit strategjik. Afati i tij përfundoi në dhjetor 2021, por u shty nga Kuvendi për në fund të vitit që lamë pas.

Ministri po ashtu tha në konferencë se po punohet edhe për një ligj të unifikuar të investimeve të huaja e strategjike. 

“Ligji i unifikuar i investimeve ka kohë që diskutohet, synimi është që të përditësohet një ligj i investimeve të huaja i viteve ‘90 dhe të harmonizohet me ligjin e investimeve strategjike me kërkesat që na vijnë nga be, në mënyrë që për çdo investitor të ketë një panoramë të plotë të aspekteve ligjore në mbrojtje të tij”, tha Mete.

Ora 13:30
Çmimi i referencës do të jetë zonale! Në vijën e parë në bregdet më e lartë, në Tiranë 1% më pak për çdo vit vjetërsie të ndërtesës

Çmimet e referencës së apartamenteve përgjatë vijës bregdetare do të rriten brenda këtij viti, me synim që të përafrohen me çmimet reale që ka tregu. Udhëzimi i ri është bërë gati nga Ministria e Financave, dhe shumë shpejt do të vihet në zbatim, e që do të sjellë rritje të çmimeve të pronave përgjatë vijës së parë bregdetare.

“Në të gjitha zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, në raport me moshën e ndërtesës, ku për çdo vit vjetërsi, çmimi do të ulet me 1%. Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare. Qasja do të jetë zonale. Nuk do të jetë i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku edhe sipas të dhënave të ASHK-së çmimet sidomos në vijën e parë bregdetare janë rritur ndjeshëm do të aplikohet çmim reference më i lartë”, tha Mete.

Në konferencën e sotme për mediat, ministri i Financave Ervin Mete sqaron se pjesë e këtij udhëzimi do të jetë edhe marrja në konsideratë e moshës së ndërtesës. Konkretisht, referenca do të ulet për çdo vit vjetërsie me 1%, nëse çmimi i referencës në zonën e Ish Bllokut aktualisht është afro 2200 euro metri katror, do jetë 1% më i lirë për ndërtimet e 2023, 2% më i lirë për ndërtimet e 2022 apo 14% më i ulët për ndërtimet e vitit 2010.

“Kur të aplikohet ky çmim reference edhe sot edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria. Nëse është e 2024 ka çmimin e referencës së këtij viti", tha Mete.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku, Ministri i Financave zbuloi më shumë sa i takon çmimeve të referencës  mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave.

Kur të aplikohet ky çmim reference edhe sot edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria. Nëse është e 2024 ka çmimin e referencës së këtij viti"

 

Ora 13:12
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet, së shpejti një draft i ri, i rishikuar

Pr/ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave në raste katastrofe siç janë tërmetet do të rishikohet.

Pr/ligji doli për konsultim në gusht të 2023 dhe gjatë këtyre muajve është konsultuar me Bankën Botërore për të arritur në një draft të rishikuar i cili do të prezantohet së shpejti.

“Së shpejti do të kemi draft të rishikuar nga ai që ka dalë në konsultim, të konsultuar me Bankën Botërore që do e prezantojmë. Duhet kuptuar si një mbrojtje e mekanizëm që mund të vërë fondet në dispozicion në rast të një ngjarjeje katastrofë me një shpejtësi të lartë, duke përdorur risiguruesit e mëdhenj ndërkombëtarë. Kjo është logjika e skemës. Transferohet risku nga brenda në risiguruesit e mëdhenj ndërkombëtarë që mobilizojnë fondet shumë shpejt në rast të një ngjarjeje” tha Mete në konferencën për median.

Ora 12:51
'Do rishikohet skema e pensioneve' Mete: Presim rezultatet e Cencusit

 Në konferencën për median ministri i Financave foli për një rishikim të skemës së pensioneve por më parë do të priten rezultatet e Censusit. Skema e re e pensioneve synon të rrisë vlerën që marrin pensionistët sot. 

Zhvillimet demografike janë ndër arsyet që informojnë qasjen që duhet të kemi tashmë për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve. Duke pritur rezultatet e Cencusit të INSTAT do të kemi më tepër informacion për të marrë parasysh vlerësimin e skemës së pensionit dhe shtyllës së mbrojtjes sociale.

Ora 12:49
Lojrat e fatit, pr/ligji 'ngec' në komision, Mete: Qasje për të shkuar drejt formalizimit, duhet të jetë i kujdesshëm dhe i kontrolluar

 

Ndryshimet ligjore që mundësojnë rikthimin e basteve online vijon të jetë në diskutime në komision.

Ministri i Financave foli për nevojën për një formalizim por që duhet të jetë i kujdesshëm i kontrolluar dhe transparent.

“Është e rëndësishme të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi. Një formalizim që duhet të jetë i kujdesshëm i kontrolluar dhe transparent. Besoj që ligji edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje duke pasur parasysh që të gjitha pagesat planifikohen të jenë përmes sistemit të pagesave. Bëhet fjalë për lojra online digitale. Janë shtrënguar kërkesa që të ketë operatorë me eksperiencë në vende të OECD pra të kontrolluara. Është diskutuar të ketë element gare pasi numri i licencave është i kufizuar"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rilindja: 05/01/2024 18:49

    Per vete I ngritet 2-fish me nje te ngritur kartoni per popullin prit se ka kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)