Beteja për rritjen e çmimit të ujit për banorët e Tiranës ka përfunduar me rrjedhjen e parë radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rrjedhjet e para kanë nisur pikërisht në Bashkinë e Tiranë, e konsideruar edhe si qeveria e dytë.

Një muaj pas zgjedhjeve të 25 Qershorit dhe pas paralajmërimet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për një opozitë të fortë, dy këshilltarë bashkiakë të LSI, kanë bashkuar mbrëmë votat me këshilltarët e Partisë Socialiste, duke mundësuar votimin e propozimit për rritjen e çmimit të ujit. Dy këshilltarët kanë zhbënë edhe rezistencën e PD-LSI për të penguar rritjen e tarifës së ujit.

Grupi që mbështeste këtë propozim kishte vetëm 29 vota në këshillin bashkiak, të pamjaftueshme për të mundësuar votimin. Vetëm Partia Socialiste kishte 25 vota. Duke shtuar edhe tre këshilltarë të PDIU dhe një të FRPD, PS kishte 29 vota nga 31 të domosdoshme. Ndërkaq, LSI e kushtëzoi votën e saj pro nismës me disa propozime.

Edhe pse grupi i këshilltarëve të majtë i pranoi këto propozime në formë kushtesh, LSI braktisi mbledhjen së bashku me grupin e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Por, dy këshilltarë të LSI bashkuan votat me Partinë Socialiste, duke mundësuar miratimin e propozimit me 31 vota.

Mbetet për t’u parë nëse rrjedhje të tilla do të shtrihen edhe në parlament në fillim të legjislaturës së re në muajin shtator. 

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me 31 vota, nga 61 anëtarë, propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak, autorizon Bashkinë e Tiranës për të kërkuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERU) rritjen e çmimit të ujit.  

Ishin 25 votat e PS, dy të LSI, Genta Mezini dhe Agim Kraja, tre të PDIU dhe 1 votë e FRD që bënë të mundur bërjen e kuorumit dhe miratimin e projektvendinmit pas rreth 2 orë diskutimesh.

Nga ana tjetër, këshilltarët e PD bojkotuan mbledhjen ndërsa akuzuan LSI-në për pabesi ndaj qytetarëve dhe pjesë të pazarit me Veliajn.
  
LSI kërkoi fillimisht përjashtimin nga rritja e çmimit të familjeve me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, diferencimin e biznesit si dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Ishte kryebashkiaku Veliaj i cli shprehu dakordësi për kushtet e LSI, duke paralajmëruar edhe miratimin e rritjes së çmimit të ujit pasi siç tha ai votat në Këshill ishin të mjaftueshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com