Tensionohen marrëdhëniet mes PS dhe LSI, pas vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit.
Pak orë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim përjashtoi nga radhët e saj dy këshilltarët që votuan pro Agim Kraja dhe Genta Mezini, nënkryetarja e bashkisë përfaqësuese e kësaj force politike, Brunilda Paskali dha dorëheqjen.
Por disa minuta më pas, ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i është përgjigjur LSI-së duke shkarkuar nga detyra tre drejtorë të saj.
Burime pranë Bashkisë konfirmuan për Shqiptarja.com ndryshimet në bashki.
Kësisoj, mësohet se nga detyra është larguar Drejtori i Ndërmarrjes Nr.3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari si dhe Drejtoresha e Qendrës Sociale në Shkozë Kajame Sinani, të dy përfaqësues të LSI.
Gjithashtu, Veliaj ka shkarkuar edhe Administratorin e Njësisë Farkë, Gazmend Kukli, tjetër përfaqësues i LSI-së.

(Drejtori i Ndërmarrjes Nr.3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari në një miting të LSI)

(Drejtoresha e Qendrës Sociale në Shkozë Kajame Sinani e shkarkuar nga detyra)
Ende nuk dihen motivet e shkarkimit të tre zyrtarëve.
Ndërkaq, burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se gjatë ditëve në vijim priten të tjera shkarkime në Bashkinë e Tiranës.
LSI përjashton dy këshilltarët që votuan pro rritjes së çmimit të ujit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përjashtuar sot dy këshilltarët e saj Agim Kraja dhe Genta Mezini të cilët ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak votuan pro rritjes së çmimit të ujit me 44%.
Përmes një deklarate për mediat, këshilltarja e LSI në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha u shpreh se pas mbledhjes së grupit të këshilltarëve të LSI, pas votimit të djeshëm në Këshillin Bashkiak është vendosur përjashtimi i Agim Krajës dhe Genta Mezini nga grupi i këshilltarëve të LSI.
“Distancohemi qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltarëve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajës në kundërshtim me vendimin politik të LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk përfaqësojnë LSI. Duke konsideruar opozitën mision në shërbim të vendit dhe demokracise, grupi i këshilltarëve të LSI garanton qytetarët e Tiranës që shërbimi ynë është vetëm në favorin e tyre”, u shpreh Bixha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO