Çmimi Nobel në Ekonomi
Nderohen profetët e bursës
Çmimi Nobel i këtij viti në Ekonomi nderon kërkimet e Eugene Fama, Robert J. Shiller dhe Lars Peter Hansen për lëvizjen e çmimeve të aseteve, për shembull të aksioneve dhe obligacioneve.
"Ky është çmim për parashikueshmërinë", u shpreh sekretari i përhershëm i Akademisë Nobel Staffan Normark. Çmimi Nobel i këtij viti në Ekonomi nderon kërkimet e Eugene Fama, Robert J. Shiller dhe Lars Peter Hansen për lëvizjen e çmimeve të aseteve, për shembull të aksioneve dhe obligacioneve. E veçanta në punën e lauretëve ka qenë raporti me praktikën. Ata nuk kanë ndryshuar vetëm perceptimin në mesin e shkencëtarëve, por kanë ndikuar në shumë pikëpamje edhe në praktikën e tregut, u shpreh Per Krusell nga Instituti për Studime Ndërkombëtare Ekonomike në Universitetin e Stokholmit në arsyetimin e jurisë. Që në vitet 1960-të Eugene Fama dhe kolegët e tij treguan se është shumë e vështirë që kurset e aksioneve të parashikohen për një periudhë të shkurtër, për pak ditë, apo javë.
PARASHIKIMET AFATGJATA TË MUNDSHMEEdhe më të çuditshme ishin zbulimet e Robert Shiller-it: Në fillim të viteve 1980 ai konstatoi se tendencat në lëvizjet e çmimeve të aksioneve dhe obligacioneve mund të parashikohen shumë mirë, por vetëm gjatë një periudhe prej disa vitesh. Profesor i Yale konsiderohej prej shumë vitesh si kandidat për çmimin Nobel. Shiller pati paralajmëruar heret rrezikun e një kolapsi të tregut të imobilieve në SHBA. Në vitin 2009 me rrënimin e bankës Lehman u vërtetuan parashikimet e tij dhe bota u zhyt në krizë financiare.
"Shkenca e financës është një teori, që përmban shumë elemente kontroversë, por edhe shumë dije, që janë të rëndësishme për shoqërinë dhe ndihmojnë për të përmirësuar mirëqënien e përbashkët. Unë gëzohem që jemi nderuar për ketë me mirënjohje", tha Shiller në një intervistë, që u transmetua menjëherë pas shpalljes së fituesve.
Fituesi i tretë i çmimit, Lars Peter Hansen, jep mësim si Fama në Universitetin e Çikagos. Ai ka zhvilluar metoda, që janë të dobishme në vlerësimin e çmimeve të pasurive.
NJË ÇMIM NOBEL, QË NË FAKT NUK ËSHTË I TILLËÇmimi Nobel për ekonominë është i diskutueshëm. Ndryshe nga çmimet e tjera ai jepet nga Banka Qendrore Suedeze dhe nuk është e përfshirë në testamentin e themeluesit të fondacionit Alfred Nobel. Ky çmim është dhënë për herë të parë në vitin 1969. Procesi i përzgjedhjes bëhet po ashtu si dhe për çmimet e tjera Nobel. Fituesit e mëparshëm të çmimit dhe një grup shkencëtarësh të tjerë dhe institucionesh i propozojë komitetit përzgjedhës pesëanëtarësh të Akademisë Suedeze të Shkencave kandidatët e tyre. Komiteti bën një përzgjedhje paraprake, të cilën ia parashtron Akademisë për votim. Dhe paratë për çmimin janë identike me çmimin "e vërtetë" Nobel, tetë milionë korona suedeze, që u korrespondojnë 920.000 eurove.
Që ky çmim këtë vit u jepet shkencëtarëve amerikanë, nuk çudit njeri. Që nga ndërrimi i mijëvjeçarëve asnjë shkencëtar nga ndonjë vend tjetër nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel në Ekonomi. Gjithsej tre të katërtat e medaljeve të dhëna që nga viti 1969 i kanë fituar ekonomistë nga Shtetet e Bashkuara. I vetmi gjerman, që është nderuar me këtë çmim prestigjioz, ka qenë ekonomisti dhe matematikani nga Boni, Reinhard Selten, në vitin 1994. Gruaja e vetme, që ka fituar deri tani çmimin Nobel në Ekonomi, është amerikanja Elinor Ostrom.
Fama, Hansen dhe Shiller duhet të durojnë edhe pak deri sa të marrin medaljet. Të gjitha çmimet Nobel tradicionalisht dorëzohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 84
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
'112-vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë', BE në Tiranë: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Trump: Mora garancinë nga presidentja e Meksikës se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi! Sheinbaum përgënjeshtron: Nuk kemi qëllim mbylljen e kufijve
28 Nëntor, 09:13
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47