Çmimi Nobel në Fizikë shkon për "gjuetarët e botëve të huaja", James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz (VIDEO)

James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz fituan Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimet e tyre mbi evolucionin e universit dhe zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën.

Peebles, me nënshtetësi kanadeze dhe amerikane, studioi lindjen e kozmosit tonë, duke demonstruar se sa pak dimë për çështjet që na rrethojnë dhe se ne mund të përshkruajmë vetëm 5% të saj. Sipas tij, pjesa e mbetur formohet nga materia e errët dhe energjia, mbi të cilën ne dimë pak ose asgjë.

Pjesa tjetër e Nobelit i takoi Michel Mayor dhe Didier Queloz, të cilët zbuluan ekzoplanetin e parë në orbitë rreth një ylli si Dielli, i quajtur ‘51 Pegasi’. Vëzhgimi i tyre daton që nga viti 1995 dhe ishte hera e parë që një ekzoplanetë u identifikua jashtë sistemit tonë diellor.

Që atëherë, mbi 4 mijë ekzoplanetë janë vrojtuar në Rrugën e Qumështit, me një larmi të jashtëzakonshme dimensionesh, formash dhe llojesh të orbitave".

Peebles është 84 vjeç dhe jep mësime në Princeton, Shtetet e Bashkuara, kurse Michel Mayor dhe Didier Queloz, 53 dhe 77 vjeç japin mësime në Universitetin e Gjenevës.

Dje Çmimin Nobel për Mjekësi e fituan dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar britanik. William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?