Suedi - Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth 54 vjeç dhe kolegët e tij gjermanë Peter Hegemann, 71 vjeç dhe Georg Nagel 73 vjeç janë vlerësuar me Çmimin Nobel të këtij viti në Fiziologji ose Mjekësi për punën e tyre në fushën e optogjenetikës. Hulumtimi i tyre i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si funksionon truri i njeriut.

Komiteti Nobel i vlerësoi tre shkencëtarët për “zbulimet që çuan në optogjenetikë”, një metodë që mundëson aktivizimin ose çaktivizimin e aktivitetit të qelizave nervore individuale në trurin e një njeriu.

“Kjo metodë tani po përdoret në laboratorë anembanë botës për të zbuluar misteret e trurit”, shkroi komiteti në platformën sociale X.

Çmimi këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë.

lajm ne perditesim...