Çmimi Nobel në Mjekësi 2024 u ndahet dy shkenctarëve që zbuluan mikroRNA-në në gjenetikë

Çmimi Nobel në Mjekësi 2024 u ndahet dy shkenctarëve që zbuluan mikroRNA-në në gjenetikë

Victor Ambros dhe Gary Ruvkun

Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi këtë vit u është ndarë shkencëtarëve amerikanë, Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, për punën e tyre në molekulat mikroRNA.

Zbulimet e tyre ndihmojnë për të kuptuar më mirë si ka nisur jeta komplekse në Tokë, dhe se si trupi i njeriut është i krijuar me shumëllojshmëri indesh.

MikroRNA-të ndikojnë në kontrollin e gjeneve brenda organizimit, dhe gjithë njeriut.

Dy fituesit e çmimit do të ndajnë shpërblimin në vlerë të rreth 1 milion eurove.

Secila qelizë në trupin e njeriut përmban një informacion gjenetik, i cili gjendet në ADN.

Megjithatë, pavarësisht se kanë informacion identik gjenetik, qelizat në trupin e njeriut janë të ndryshme në formë dhe funksion, varësisht se në cilën pjesë të trupit gjenden.

Shkencëtarët amerikanë kanë qenë të parët që kanë zbuluar se mikroRNA-të ushtrojnë kontroll mbi atë se si gjenet të vihen në pah ndryshe, në pjesë të ndryshme të trupit.

Në njoftimin për shpërblim, Instituti suedez Karolinska, ka thënë se zbulimi i shkencëtarëve, ka “vënë në pah një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve, që ka dalë të jetë thelbësor për organizmat me shumë qeliza, përfshirë njerëzit”.

Nëse nuk do të ekzistonte kontrolli i gjenit, secila qelizë në organizëm do të ishte identike, prandaj mikroRNA-të kanë ndihmuar në evoluim të formave komplekse jetësore.

Profesori Ambros, 70-vjeçar, punon në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Massachusetts, ndërsa profesori Ruvkun, 72-vjeçar, punon në Shkollën e Harvardit për Mjekësi.

Të dy e kanë kryer hulumtimin në një lloj të krimbit./rel/

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit