Një bandë shqiptarësh që ishte kthyer në terrorin e dyqaneve në Bolonja të Italisë ka përfunduar në prangat e policisë. Hajdutët shëtisnin në disa zona duke shënjestruar kryesisht dyqane që shesin cigare, bileta lotarie, pulla fiskale dhe produkte të tjera të licencuara nga shteti italian
Sipas të dhënave të policisë italiane, grupi i 4 skifterëve kishte realizuar të paktën 34 grabitje ose tentativa grabitjeje mes shkurtit të vitit 2023 dhe marsit të vitit 2024. Në shënjestrën e hajdutëve ishin disa zona, ku përfshihej Venosa, Melfi, Rionero in Vulture dhe Lagonegro në rajonin e Basilicatës, deri në zonat e Sala Consilina, Foggia dhe Frosinone.
Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët godisnin kryesisht dyqane në zona periferike dhe rurale. Fillimisht monitoronin objektivat e tyre dhe më pas hynin në aksion gjatë natës, duke thyer dyrt për të grabitur cigare, para cash, dhe bileta lotarie të çastit, të cilat më pas rifuteshin në tregun e zi.
Dëmi ekonomik ndaj bizneseve të vogla italiane llogaritet mbi 300 mijë euro. Karabinierët italianë e kanë cilësuar bandën si një organizatë kriminale shumë të strukturuar, që lëvizte vazhdimisht nga një qytet në tjetrin për të shmangur zbulimin nga policia.
Komandanti Provincial i Karabinierëve të Potenzës, Kolonel Luca D’Amore, komentoi mbi operacionin:
“Rezultati i operacionit tregon reagimin institucional shumë efektiv të ofruar nga Shteti ndaj nevojave të mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë. Përsëris ftesën time për të gjithë qytetarët që të telefonojnë menjëherë numrin e vetëm të emergjencës 112 në rast emergjence ose të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, në mënyrë që forcat e rendit të mund të ndërhyjnë menjëherë”.
Komente









