Një shqiptar është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet policore në Spanjë, të cilët çmontuan një plantacion të madh marihuane në një pyll në Katalonja në pronësi të dy shqiptarëve. Këta të fundit u larguan me vrap sapo u pikasën nga autoritetet.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se, pas një hetimi të nisur nga “Mossos d'Esquadra” policia spanjolle zhvilloi një operacion antidrogë pranë Katalunjës, në Pallars Jussà, ku zbuluan një plantacion të madh kanabisi në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve.
Sikur të ishte skenë e një filmi aksion, policia u vu në ndjekje të trafikantëve shqiptarë, të cilët u arratisën nëpër male sapo diktuan se plantacioni i tyre i drogës ishte zbuluar nga autoritetet.
Sipas mediave, policia spanjolle ndoqi këmba-këmbës dy shqiptarët deri sa i arrestoi, ndërsa për kapjen e tyre u vu në dispozicion edhe një helikopter për t'i ndjekur nga ajri.
Vetëm njëri nga dy kriminelët u kap dhe u prangos, ndërsa tjetri arriti t'u shpëtojë forcave të policisë dhe është ende në kërkim.
Operacioni është ende duke u zhvilluar për të çmontuar kultivimin, i vendosur në një ndërtesë gjysmë të rrënuar në një zonë që është e vështirë për t'u aksesuar dhe që përbëhet nga mijëra bimë marijuanë .
Mësohet se pas mobilizimit të policisë spanjolle njëri prej tyre u arrestua, ndërsa shtetasi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vedat Muriqi shënon dopietë në La Liga, njëri prej tyre supergol
16 Shkurt, 18:53
-
Plantacion me 400 mijë rrënjë kanabis/ Goditet grupi i drogës në Spanjë, mes tyre shqiptarë (VIDEO)
15 Shkurt, 15:16
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit
13 Shkurt, 16:22
-
Kongresi i Ndërkombëtar i Ligjit 2027 në Shqipëri, Rama mban fjalën në Madrid: Njerëz nga shumica jonë po japin llogari para drejtësisë, e dinim e s'pendohemi
8 Shkurt, 11:26
-
Rama intervistë me El Mundo: Afganët nëse duan mund të qëndrojnë! Për zgjedhjet në Kosovë s'kam preferencë! TikToku toksik, pezullimi punë ditësh
8 Shkurt, 10:34
-
Marrëveshje me Spanjën si me Italinë? Rama në Madrid: Nuk e shoh të mundshme! Duhet politikë e përbashkët europiane për të luftuar emigracionin
7 Shkurt, 18:29
-
VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Valencias, katalanasit fitojnë 0-5 dhe gjejnë gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
7 Shkurt, 10:47
-
Rama në Spanjë, pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Felipe VI! Kongresi Botëror i Ligjit 2027 sjell në Tiranë 3 mijë juristë (VIDEO)
7 Shkurt, 10:30
-
Rama në Spanjë, zbardhet axhenda, nesër pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë
6 Shkurt, 19:28
-
Tirana pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027, Rama drejt Spanjës: Do mirëpresim edhe samitin e NATO-s dhe europianin e futbollit të të rinjve! Kush i imagjinonte më parë?!
6 Shkurt, 15:02
-
Spanja refuzon sugjerimin e Izraelit që të pranojë palestinezët nga Gaza, ministri Albares: Toka e banorëve të Gazës, duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez
6 Shkurt, 10:48