VIDEO/ Çmontohet rrjeti kriminal në Spanjë, shqiptari ‘koka’ e grupit! Kapet 820 kg kokainë e 250 mijë euro cash! 17 në pranga

Autoritet spanjolle kanë çmontuar në provincën e Valencias një nga organizatat kriminale më aktive, e drejtuar nga shqiptarë, dhe merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar të kokainës. Më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe 17 persona janë arrestuar, duke përfshirë ‘kokën’ e grupit, i njohur për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai. Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete. Operacioni është zhvilluar prej dymbëdhjetë muajsh dhe janë kryer tre faza ekzekutimi.

Fillimisht, policia spanjolle ka identifikuar kreun e organizatës që drejtonte disa kompani me seli në Spanjë. Ai përdorte automjete luksoze për udhëtimet e tij. Hetuesit kanë identifikuar edhe anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal, si dhe janë zbuluar disa shtëpi dhe magazina industriale në zona të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion. “Pika kryesore” e tyre ishte një lavazh, ku zhvilloheshin takimet kryesore dhe ku shpërndaheshin detyra për anëtarët e rrjetit.

Në fazën e parë të organizimi të operacionit nga policia spanjolle, të organizuar korrikun e shkuar u sekuestruan 100 pako me kokainë të organizatës, si dhe u arrestuan 2 persona me ndikim në zonën e Muricas. Ata kryenin detyrën e korrierit në dorëzimin e lëndëve narkotike në grupe të tjera të trafikut të drogës.

Faza e dytë e operacionit u zhvillua në muajin shtator, ku u kap një tjetër anëtar i grupit kriminal. Ai tentoi të ikte me automjet kur pa agjentët e policisë, por u kap dhe iu sekuestruan 50 kg kokainë që kishte në automjet.

Tashmë me fazën e tretë, të nisur në muajin janar të këtij viti, agjentët zbuluan një furgon q ëkishte lidhje me aktivitetin e organizatës. Agjentët e ndoqën furgonin dhe më pas e ndaluan. Brenda saj u gjetën 320 kg kokainë të fshehur në kuti kartoni. Në të njëjtën kohë u arrestuan edhe dy persona.

Të gjithë të arrestuarit tashmë me fazën e tretë, janë nxjerrë përpara gjykatës e cila ka kërkuar “Arrest në burg” për të gjithë.

Policia shprehet se ky operacion i zhvilluar në 3 faza ka qenë një “goditje e rëndë” për organizatat lindore me qëndër në Spanjë. Grupi është çmontuar plotësisht me arrestimin e 17 anëtarëve të tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale