Ç'ndodhi pas finales së madhe, racizëm ndaj 'mëkatarëve'! Mancini: Ishim të mrekullueshëm, dominuam! Southgate: Penalltitë ishin faji im!

Italia fitoi Euro 2020 pas një finaleje drithëruese me Anglinë në “Ëembley” të cilën e bëri të vetën pas penalltive. Të kaltrit u shpallën kampionë Europe për herë të dytë ndërsa një kryevepër me këtë skuadër ka bërë trajneri Roberto Mancini. I lumtur ,i emocionuar dhe gati pa fjalë tekniku ka deklaruar: “ Kemi qenë të zotë. Pësuam gol dhe hasëm vështirësi por më pas e dominuam ndeshjen. Futbollistët ishin të mrekullueshëm dhe kjo fitore shkon për gjithë tifozët” e mbyll Mancini. Leonardo Bonucci u bë futbollisti më i vjetër që shënon në finalen e një Europiani dhe u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Pas fitores dhe festës legjitime në konferencë Bonucci ka thënë: “Jemi kthyer në legjendë dhe u kemi dhënë një leksion anglezëve”. Shoku i repartit Giorgio Chiellini po ashtu një nga më të mirët thotë se kjo skuadër është një grup special dhe se ndihej në ajër diçka speciale që do i dërgonte tek fitorja. Portieri Donnarumma që edhe në finale priti dy penallti por bëri edhe një Europian shumë të mirë u shpall si lojtari më i mirë i turneut ndërsa spanjolli Pedri u vlerësua nga grupi i vëzhguesve të UEFA-s edhe si futbollisti i ri më i mirë. Cristiano Ronaldo edhe pse u largua shpejt nga Euro 2020 thyeu rekorde dhe me 5 gola e një asist u shpall golashënuesi më i mirë i Euro 2020.

Zhgënjim i madh në kampin e anglezëve dhe në gjithë vendin. “Tre luanët” kishin mundësinë e artë të triumfonin në shtëpi pas 55 vitesh por nuk ia dolën. Anglia u thye tek penalltitë ku tre futbollistë gabuan Rashford, Sancho dhe Saka. Dy të parët të futur në fushë posaçërisht për të goditur penalltitë. Trajneri Gareth Southgate merr përsipër përgjegjësitë dhe sqaron : “Humbje që dhemb shumë dhe jemi të zhgënjyer në maksimum. Futbollistët që gjuajtën penalltitë i zgjodha unë dhe është i gjithi faji im” e mbyll tekniku i anglezëve. Ofendime raciste kanë vërshuar ndaj futbollistëve anglez që humbën penalltitë të cilat janë dënuar ashpër si nga federata angleze ashtu edhe nga kryeministri Boris Johnson. 28 milion euro premio merr nga Uefa federata italiane si fituese e Euro 2020 dhe vetëm tre më pak përfiton ajo angleze.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?