Një ngjarje makabre është bërë publike në Brazil, ku një djalë 11 vjeçar u detyrua nga babai dhe njerka e tij të jetonte brenda një fuçie, i lidhur në zinxhir, ku sipas dëshmitarëve ai kishte ngrenë edhe jashtëqitjet e tij. Ai u shpëtua nga autoritetet në qytetin jugor të Brazilit të Campinas. Policia Ushtarake në São Paulo tha se policët iu përgjigjën një raportimi anonim në rezidencën dykatëshe në Jardim Itatiaia të Shtunën.
Videot tregojnë momentin kur agjentët hynë në shtëpi dhe gjetën fëmijën e kequshqyer, të zhveshur të lidhur me zinxhirë brenda fuçisë prej metali që mbahej në një cep të ballkonit.