Ndërsa Gérard Biard, një nga redaktorët kryesorë të “Charlie Hebdo” ka zbuluar se si do të jetë faqja e parë e revistës e cila del në treg të mërkurën, pas sulmit terrorist, shumë media kanë nguruar ta publikojnë. “Charlie Hebdo” hapet me karikaturën e Profetit Muhamed.

Karikatura tregon profetin Muhamed duke derdhur lot të madh dhe duke mbajtur në dorë një letër që lezon “Unë jam Charlie”, e ndërsa titulli kryesor është “Gjithçka është falur”.


Por pavarësisht se disa e kanë quajtur si jo shumë provokuese, media të tjera kanë refuzuar ta publikojnë. CNN, New York Times, BBC dhe Al Jazeera janë mediat ndërkombëtare që i kanë thënë JO pubikimit të kësaj karikature. Sipas tyre shkak është siguria e punonjësve, madje dhe ndonjë sulm i mundshëm terrorist.
  
%u201CCharlie Hebdo%u201D


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)